Një deputet i Syriza-s jep dorëheqjen para votimit të masave të reja shtrënguese
Votimi i parashikuar për sot në mbrëmje rreth masave të reja shtrënguese nga ana e Parlamentit grek shkaktoi dorëheqjen e një deputeti të Syriza-s, duke shënuar përçarjen e parë brenda partisë së majtë radikale që prej ardhjes në pushtet dy vite më parë.
Kryeministri dhe udhëheqësi i Syriza-s, Aleksis Cipras kërkoi sot në mëngjes dorëheqjen e Gabriel Sakellaridis, zëdhënës i qeverisë së parë Syriza (janar-gusht 2015), pas zërave që qarkullonin në media ku bënin me dije se ky deputet nuk do të merrte pjesë në procesin e votimit të së enjtes mbrëma në Parlament.
Gabriel Sakellaridis, me profesion ekonomist, 35 vjeçar përpara turmës i paraqiti kryetarit të Parlamentit dorëheqjen.
“Arsyeja e vendimit tim lidhet me faktin se nuk mund të jap më kontributin tim në aplikimin e politikës së qeverisë”, shkruante deputeti në një letër që u bë publike.
Dorëheqja e Sakellaridis, i cili u zëvendësua nga një deputet tjetër që ishte në listën e kandidatëve, nuk prek shumicën parlamentare të qeverisë, prej 155 deputetë nga 300 në total.