Politika

Një ditë para referendumit, debate pro dhe kundër në PS

Referendumi i së shtunës, thirrur nga Kongresi i PS për mandatin e kryetarit, prodhoi përplasjen e radhës në qëndrime pro dhe kundër të dy grave socialiste, Lindita Nikollës dhe Mimoza Hafizit.

Nga Lezha Lindita Nikolla e quajti referendumin si një çështje madhore për PS.

“Në referendumin e 9 prillit pjesëmarrja duhet të jetë e plotë e gjithë anëtarëve, gra apo vajza në fshat apo në qytet, gjithë anëtarësia e vjetër apo anëtarët e rinj të Partisë Socialiste të shprehin me votë mendimin e tyre për këtë vendimmarrje kaq të rëndësishme të partisë socialiste, jo thjesht si rezultat i procesit referendar, por si një ushtrim të mirëfilltë demokracie që ndodh për herë të parë në këto 25 vite të Shqipërisë pluraliste”, thotë Nikolla.

Ndërkohë deputetja Mimoza Hafizi, e para që mbështeti Ben Blushin kërkoi bojkotim të referendumit.

“Ky referendum është një përpjekje e pashpresë për të legalizuar mandatin 7-vjeçar të kryetarit të PS, në kundërshtim me të gjithë traditën demokratike të PS, në kundërshtim me gjitha normat demokratike të partive europiane. Në këtë proces ka një diferencë me mijëra e mijëra mes numrit në lista dhe atyre që deklaron selia zyrtare. Dëshiroj t’u them të gjithë socialistëve shqiptarë,mos u bëni pjesë e kësaj farse, mos lejoni t’ju përdorin, mos u bësoni premtimeve për punësim në këmbim të 1 vote, mos kini frikë, mos lejoni t’ju nëpërkëmbin dinjitetin”, deklaroi Hafizi.

385 qëndarat e  votimit  në të gjithë Shqipërinë do të hapen në ora 8:00 dhe votimi do të mbyllet në orën 16:00.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button