🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $62,957 ▲ +0.13% ETH $1,878 ▲ +0.08% XRP $1.0016 ▼ -0.42% SOL $75.1200 ▼ -0.94%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Opinion

Një hartë probabilitare e rrezikut për zjarre

Nga Eduard Zaloshnja

Në 35 vjetët e fundit, mirëmbajtja e pyjeve është pak të thuhet se është neglizhuar.

Dhe ndoshta do të duhet të kalojnë 35 vjet të tjera që mirëmbajtja e pyjeve në Shqipëri të rikthehet në nivelin e para 35 viteve.

(Shënim: Dizertacionin për të marrë gradën Kandidat Shkencash e shkruajta për modelet probabilitare të mbrojtjes së pyjeve më 1990, por nuk e mbrojta ngaqë u përfshiva në lëvizjen për rrëzimin e regjimit komunist).

Në kushtet aktuale, kur ngrohja globale po e rrit probabilitetin e zjarreve, kur mirëmbajta e pyjeve ka degraduar rëndë, dhe kur ndërgjegjja komunitare për ruajtjen e fshatrave është bjerrë, i takon Ministrisë së Mbrojtjes të ngrejë një grup pune për hartimin e një harte probabilitare të rrezikut të zjarreve.

Është një detyrë e vështirë për një vend, ku pothuaj 80% e terrenit është kodrinor-malor dhe i mbuluar më shkurre e pyje. Por një kordinim mes Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Brendshme, dhe Shërbimit Metereologjik mund të prodhojë një hartë probabilitare të rrezikut të zjarreve për sezonin e ardhshëm.

Që do të shërbente për një planifikim paraprak të aksioneve anti-zjarr, para se zjarret të shfaqen në beharin e ardhshëm.

Sa për përmirësimin e mirëmbajtjes së pyjeve, qeveria duhet të fillojë të mendojë qysh sot, që të mos duhet të kalojnë 35 vjet për të arritur atë nivel mirëmbajtje pyjesh që kishim para 35 vjetësh…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.