☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,899 ▲ +0.22% ETH $2,684 ▼ -0.04% XRP $1.4906 ▼ -0.61% SOL $119.8100 ▲ +0.09%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
Arte

Një histori klasike në version modern, “Skandali” vjen si një komedi plot ironi dhe situata të papritura në Metropol

Nga Julia VRAPI

“Skandali”’ vjen në skenën teatrore, si një komedi plot ironi dhe situata të papritura. E bazuar në një histori klasike, por e sjellë me stil modern, kjo vepër tregon se si një moment i vogël dhe i sikletshëm mund të kthehet në një kaos komik.

Në teatrin Metropol në Tiranë, një komedi e re me regji nga Sonila Kapidani dhe në role një kastë aktorësh të njohur, që vijon në skenë përgjatë mbrëmjeve të fundjavës. Komedia është dhe një produksion i ri teatror këtë sezon artistik në skenën teatrore që bëhet dhe pjesë e jetës artistike dhe kulturore në Tiranë, duke sjell mbrëmje plot me të qeshura për publikun. Teatri shprehet se “Skandali” sjell personazhe të çuditshëm, dialogë plot ironi dhe një ritëm që garanton të qeshura pafund. “Një kombinim perfekt mes humorit të hollë dhe situatave qesharake, që e bën këtë shfaqje të mbetet gjatë në mendje”, thuhet nga teatri për këtë komedi, që vijon dhe në mbrëmjet e datave 2 dhe 3 maj në skenën teatrore për publikun. Një shtëpi.

Një çift. Disa të huaj që hyjnë pa trokitur…Një komedi absurde mbi marrëdhëniet e sotme, ku familja dhe lidhja burrë & grua janë në ndryshim. Historia e një gruaje që ka jetuar “siç duhet”, por një incident e shtyn të zbulojë veten, dëshirat dhe fuqinë e saj. Mes humorit dhe përballjes me të vërtetat, kuptohet se bashkëjetesa nuk kërkon vetëm rregull, por edhe liri, ndershmëri dhe prani të vërtetë. Veprën e autorit Steve Martin, regjisorja Sonila Kapidani e sjell në skenë me në role aktorët Elia Zaharia, Xhino Musollari, Gëzim Rudi, Gladiola Harizaj, Ligoraq Riza, Pjerin Vlashi dhe Urim Aliaj.

Skenografia është e realizuar nga Genc Shkodrani, as. skenograf Gëzim Borova, kostumograf Frenci Gjerasi. Muzika Jurgen Muharremi dhe koreografia Artan Ibërshimi. Komedia në skenën e Metropolit “Skandali” është një komedi që ka tërhequr vëmendjen e publikut në teatrin Metropol për stilin e saj të humorit të hollë dhe situatave absurde, si dhe lojën e aktorëve në teatër.

Si regjisore Sonila Kapidani ka sjellë dhe të tjera shfaqje në skenën e këtij teatri, mes tyre dhe vepra shqiptare, ndërsa këtë herë në aktivitetin e saj artistik ajo sjell në skenë një vepër të Steve Martin që është një aktor, komedian, shkrimtar dhe muzikant amerikan, shumë i njohur për stilin e tij të humorit. Vepra “Skandali” që vjen në skenën tonë është e përkthyer nga Idlir Hoxhaj.

Kjo vepër është shfaqur në shumë teatro dhe është përshkruar, si një nga komeditë më të njohura të autorit Steve Martin. Në teatrin Metropol vepra “Skandali” shënoi premierën muajin e kaluar. “Skandali”’ vjen në skenën teatrore, si një komedi plot ironi dhe situata të papritura. E bazuar në një histori klasike, por e sjellë me stil modern, kjo vepër tregon se si një moment i vogël dhe i sikletshëm mund të kthehet në një kaos komik…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.