Rajoni

Një serb vret shtatë persona në një dasëm, pastaj vret edhe veten

Policia serbe ka njoftuar se një person dje ka vrarë shtatë persona në një dasmë me pushkë gjuetie, në një fshat të vogël në pjesën veriore të Serbisë.

Autori i dyshuar i krimit më pas e ka vrarë edhe veten. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Martonos, afër kufirit me Hungarinë.

Autoritetet thonë se vrasja është nxitur nga “problemet e pazgjidhura familjare”.

Policia ka thënë se sulmuesi ka qenë në mes të 50-ve, ndërsa personat e vrarë kanë qenë të moshës nga 24 deri në 74 vjeç.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button