Rajoni

Një skandal korrupsioni shpërthen në rangjet e larta të policisë

Rastet e korrupsionit në gjirin e policisë greke kalojnë nivelin ”e atyre që i referohen kriminalitetit të organizuar” deri në atë masë sa mund të të bëjnë të parandjesh ”një komplot kundër qeverisë”.

”Kjo është ajo që ka dalë nga një hetim i brendshëm në këtë institucion, aq sa ka detyruar drejtorin e Agjencisë së Informimit Kombëtar (EYP – shërbimi sekret grek – shën. përkth.), Janis Rubatis të kërkojë një takim me kryeministrin Aleksis Cipras për ta vënë në dijeni për situatën”, sipas gazetës greke ”To Vima”.

Sipas asaj që referon kjo gazetë, niveli i korrupsionit të arritur nga disa zyrtarë të lartë të policisë është evidentuar nga regjistrimet e një bisede telefonike, e përgjuar marsin e kaluar, mes një funksionari të Drejtorisë së Emigracionit, i cili është një nga të hetuarit kryesorë nga Ministria e Brendshme greke, me një bashkëpunëtor të një zyrtari tjetër të lartë të policisë.

Biseda është regjistruar me rastin e hetimeve mbi përfshirjen e pesë agjentëve të policisë në organizata kriminale për trafikun e qenieve njerëzore.

Përgjegjësi për emigracionin flet fillimisht për domosdoshmërinë e zëvendësimit të një mbikëqyrësi dhe të një nëndrejtori (qartësisht persona të ndershëm) dhe për emërimin e dy të tjerëve në vend të tyre.

Pastaj, ai këmbëngul që duhej të zëvendësoheshin edhe dy persona që punonin pranë ministrit të Rendit Publik, Janis Panusis.

Faktikisht, zëvendësimet u bënë ashtu siç u përshkruan në bisedën e sipërcituar mes dy zyrtarëve të korruptuar.

”Nga një regjistrim tjetër telefonik del se, falë njohjeve të tyre në politikë, dy funksionarët e korruptuar ishin në gjendje të ndikonin te ministri i Rendit Publik, i cili, sipas konfirmimeve të telefonatës, do ta linte postin pas katër muajsh”, shkruan gazeta greke ”To Vima”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button