🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,020 ▲ +0.21% ETH $1,879 ▲ +0.18% XRP $1.0031 ▲ +0.04% SOL $75.3200 ▼ -0.25%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Bota

Një tërmet i fortë godet Indonezinë, regjistrohen 20 viktima. Hiqet paralajmërimi për cunami (VIDEO)

Të paktën njëzet persona kanë vdekur nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë që goditi Indonezinë në agim këtë të shtunë.

Guvernatori i Provincës Nusa Tenggara Lindore njoftoi më parë se pesë persona kishin vdekur kur një ndërtesë u shemb ndërsa ata po flinin, ndërsa një zyrtar i kërkim-shpëtimit tha se të paktën 20 persona kishin vdekur në katër qytete.

“Sipas informacionit që kemi marrë, 20 persona kanë vdekur, gjashtë janë plagosur dhe dy janë ende nën rrënoja “, tha në telefon Fatur Rahman, një zyrtar i operacioneve të kërkim-shpëtimit në qytetin Maumere.

“Në këtë fazë, është raportuar se kemi dy viktima, një burrë dhe një grua “, u tha gazetarëve në Xhakarta zëdhënësi i agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive, Berton Suar Pelita Panjaitan, pasi tërmeti me magnitudë 7.7 goditi brigjet e ishullit Flores.

Në të njëjtën kohë, autoritetet vazhduan me heqjen e paralajmërimit për cunami, i cili kishte çuar në rekomandimin që qytetarët në zonat bregdetare që ishin në rrezik duhet të evakuoheshin urgjentisht në zona me lartësi më të madhe.

“Kemi ndërmarrë hapa për të hequr, por ende po monitorojmë nivelin e detit”, tha Wijayanto, drejtor i departamentit të tërmeteve dhe cunamit në Agjencinë Indoneziane të Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës, gjatë një konference për shtyp.

Më parë, autoritetet u bënë thirrje banorëve të zonave bregdetare në ishullin Flores të evakuohen menjëherë.

Epiqendra e tërmetit, e regjistruar në orën 05:58 sipas orës lokale në një thellësi të vogël, në zonën detare pranë ishullit Flores, ndodhej 68 kilometra larg qytetit të Ende, në provincën East Nusa Tenggara, sipas të dhënave të USGS.

Në arkipelagun e gjerë indonezian, aktiviteti sizmik dhe vullkanik është veçanërisht i fortë dhe i shpeshtë për shkak të vendndodhjes së vendit në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit të Oqeanit Paqësor.

Në fillim të korrikut, u regjistrua një tërmet me magnitudë 6.2 ballë, i cili nuk shkaktoi viktima apo dëme serioze.

Në vitin 2018, 2,200 njerëz humbën jetën në Palu, një qytet me rreth 400,000 banorë, kryeqytet i provincës qendrore Kelibia, për shkak të një tërmeti me magnitudë 7.5 ballë dhe cunamit që shkaktoi ai.

🌏 INDONESIA 🇮🇩 | #TERREMOTO 7.7 📹 IMÁGENES DE PÁNICO: El miedo se desató cerca de la costa de Ternate, y las personas tuvieron que ser evacuadas a zonas seguras. Las autoridades están evaluando posibles daños y víctimas. Hay alerta de tsunami 🌊 https://t.co/Onr2CnG1zX pic.twitter.com/4BdOF61p4G

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.