🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 96.56 ▼14.51%
ARI 4,842 ▲3.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,485 ▲ +4.23% ETH $2,237 ▲ +6.18% XRP $1.3720 ▲ +4.03% SOL $84.6500 ▲ +6.12%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.56 ▼14.51 % ARI 4,842 ▲3.35 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.56 ▼14.51 % ARI 4,842 ▲3.35 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Një tjetër gjeneral: Ish gjenerali i Berishës, këshilltari i ri për sigurinë i kryeministrit Rama

Ish-prefekti i Elbasanit emërohet këshilltar për çështjet e sigurisë i Kryeministrit Edi Rama. Gjeneral Major Maksim Malaj është emëruar me Vendin të Këshillit të Ministrave në këtë post të cilin më herët e mbante Sandër Lleshaj, aktualisht, Ministër i Brendshëm. Duket se ky i fundit është “shkuesi” për t’ja përcjellë Ramës direkt në kabinet, si këshilltar Gjereral Majonin Makskim Malaj.

Ndërkohë Gjeneral Major Maksim Malaj deri në kohën e emërimit në këtë detyrë mbante postin e Prefektit të Qarkut të Elbasanit, detyrë në të cilën u emërua Gledian Llatja, emri i të cilit lakohet si kandidati potencial i të majtës për kandidat për kryetar i bashkisë së Elbasanit në zgjedhjet e 30 qershorit.

Po kush është Gjeneral Major Maksim Malaj?

Gjeneral Major Maksim Malaj ka lindur në Vlorë më 13 shtator 1958. Eshtë një ushtarak karriere. Ai ka arritur gradën më të lartë për një ushtarak: Gjatë qeverisjen së Sali Berishës ai ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, post i cili nuk mund të kapej pa miratimin e Berishës. Madje ka qënë Berisha që e propozoi për postin e lartë ushtarak: Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Ai e mori këtë detyrë në vitin 2008, pas ngjarjeve të Gërdecit duke zëvëndësuar në këtë post të lartë Gjenerallejtnant Luan Hoxhën dhe e la në 8 gusht 2011. Me mbarimin e mandatit tre vjeçar, ish kryeministri Sali Berisha i propozoi Bamir Topit lirimin e Malajt nga shefi i Shtabit të FA. Sipas Berishës, arsyeja e lirimit të Malajt lidhej me mbarimin e mandatit. Në vendin e Malajt në 2011 të FA, u emërua Xhemal Gjunkshi.

Ndërsa ishte në lirim, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në janar 2014 e ka rikthyer në detyrë gjeneral majorin në rezervë, Maksim Malaj. Kodheli ka prezantuar Malajn drejtor të QNOD-s, (Qendra Ndëroperacionale Detare në Durrës).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.