☁️
Tiranë 22°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,739 ▼ -1.38% ETH $2,369 ▼ -1.6% XRP $1.2841 ▼ -2.62% SOL $101.4200 ▼ -3.01%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Një tjetër informator kundër Presidentit Donald Trump

Mark Zaid, avokati i dy informatorëve, tha se personi i dytë kontaktoi pasi Inspektori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Zbulimit (ICIG) filloi hetimet në muajin gusht për të përcaktuar nëse kishte besueshmëri dhe “shqetësime urgjente” në denoncimin e paraqitur që u bë shkak edhe për procesin hetimor për shkarkimin e Presidentit Trump.

“Nuk është një strategji e re”, i tha zoti Zaid Zërit të Amerikës. “Është pjesë e hetimit të filluar nga ICIG për shqetësime urgjente”.

Për më tepër, zoti Zaid tha se një numër informatorësh të tjerë kanë konktaktuar në lidhje me këtë denoncim të muajit gusht, ndërkohë që inspektori i përgjithshëm Michael Atkinson dëshmonte javën e kaluar në Komisionin e Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Informatori i parë paraqiti një denoncim për një telefonatë të 25 korrikut mes Presidentit Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy, gjatë së cilës Presidenti Trump kërkoi ndihmë për të hetuar rivalin demokrat, ish-Nënpresidentin Joe Biden, së bashku me të birin Hunter Biden.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.