☁️
Tiranë 16°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,763 ▼0.29%
DOW 47,765 ▼0.3%
NASDAQ 22,532 ▼0.45%
NAFTA 101.40 ▲7.4%
ARI 4,797 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,658 ▼ -0.46% ETH $2,163 ▼ -1.94% XRP $1.3233 ▼ -2.3% SOL $81.5900 ▼ -1.44%
S&P 500 6,763 ▼0.29 % DOW 47,765 ▼0.3 % NASDAQ 22,532 ▼0.45 % NAFTA 101.40 ▲7.4 % ARI 4,797 ▲0.41 % S&P 500 6,763 ▼0.29 % DOW 47,765 ▼0.3 % NASDAQ 22,532 ▼0.45 % NAFTA 101.40 ▲7.4 % ARI 4,797 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Një turiste polake shpëtimtarja e të plagosurve në Sarandë

Një turiste polake e cila sot ndodhej në Shqipëri në ditën e parë të pushimeve të saj në vendin tonë, është shpëtimtarja e familjarëve të plagosur, të cilët u aksidentuan pasditen e kësaj të diele në kthesën e Qafë Muzinës në Sarandë.

Turistja me profesion infermiere i ka ardhur në ndihmë të plagosurve, duke i dhënë atyre ndihmën e parë deri në mbërritjen e ambulancës. Ajo thotë se nuk e kishte menduar që pushimet e saj do të nisnin me një ngjarje të tillë por shprehet e lumtur që mundi të ndihmonte të lënduarit.

Të plagosurit udhëtonin me një makinë tip Golf me targa greke, të gjithë anëtarë të një familje, 3 të rritur dhe 4 fëmijë. Ata niseshin drejt Greqisë kur makina e tyre u përplas në kthesë me një autobus me studentë nga Tirana që kishin qenë për ekskursion në Sarandë. Asnjë prej tyre nuk mbeti i lënduar.

Ndërkohë, qytetarët e tjerë që rastisën të udhëtonin në këtë zonë thonë se ambulanca u vonua përreth një orë e kjo sipas tyre ka ndikuar edhe në shëndetin e të plagosurve.

Fatkeqësisht nga ky aksident i rëndë, një vajzë 12-vjeçare ndërroi jetë në spitalin e Gjirokastrës, ndërsa të tjerët po marrim mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.