🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,320 ▼0.28%
DOW 50,184 ▼1.13%
NASDAQ 24,412 ▲0.34%
NAFTA 82.44 ▼2.61%
ARI 3,725 ▼3.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $62,748 ▼ -1.58% ETH $1,756 ▼ -1.95% XRP $0.9674 ▲ +0.19% SOL $73.1400 ▲ +0.43%
S&P 500 7,320 ▼0.28 % DOW 50,184 ▼1.13 % NASDAQ 24,412 ▲0.34 % NAFTA 82.44 ▼2.61 % ARI 3,725 ▼3.59 % S&P 500 7,320 ▼0.28 % DOW 50,184 ▼1.13 % NASDAQ 24,412 ▲0.34 % NAFTA 82.44 ▼2.61 % ARI 3,725 ▼3.59 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
roze

Një vit së bashku dhe një hap i ri në romancë, çfarë po ndodh mes Kendall dhe Jacob?

Një vit së bashku dhe një hap i ri në romancë,

Modelja e njohur Kendall Jenner dhe aktori i famshëm Jacob Elordi duket se po e bëjnë gjithnjë e më serioze marrëdhënien e tyre. Çifti ka marrë një vendim të veçantë, duke adoptuar së bashku një qenush të racës dalmat.

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi kanë vendosur të zgjerojnë familjen e tyre me një anëtar të ri me katër putra. Sipas burimeve pranë çiftit, të cituara nga revista People, dyshja ka adoptuar së bashku një qenush dalmat, duke shënuar kështu një tjetër hap të rëndësishëm në romancën e tyre.

Një burim pranë tyre ka treguar se dashuria e përbashkët për kafshët ka qenë një nga gjërat që i ka afruar edhe më shumë.

“Ata të dy i duan shumë qentë dhe kjo është diçka që i ka lidhur. Të dy janë tashmë të dashuruar me qenushin e tyre të ri”, ka zbuluar burimi.

Për Kendall, kjo nuk është hera e parë që kujdeset për një kafshë shtëpiake. Modelja është pronare e një qeni të racës Doberman, të quajtur Pyro, të cilin e ka marrë në vitin 2018. Ajo ka folur edhe më parë për sfidat e kujdesit ndaj tij, veçanërisht për ankthin që qeni shfaq kur ajo largohet.

Ndërkohë, lidhja mes Kendall dhe Jacob ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë që prej pranverës së vitit 2026. Dyshja është fotografuar disa herë së bashku, gjatë udhëtimeve në Hawaii, Japoni dhe Australi, ndërsa më pas janë shfaqur edhe në evente të rëndësishme publike.

Një nga momentet që shtoi dyshimet për romancën e tyre ishte paraqitja në ceremoninë e Academy Museum Gala, në tetor, ku aktori u fotografua duke i bërë fotografi modeles në tapetin e kuq.

Sipas raportimeve të mëparshme, njohja e tyre është ndërmjetësuar nga miqtë e përbashkët Justin dhe Hailey Bieber.

Edhe pse marrëdhënia duket se po bëhet gjithnjë e më serioze, çifti ende nuk ka konfirmuar publikisht planet për të jetuar së bashku. Jacob Elordi thuhet se po kërkon një banesë në Los Angeles, ndërsa kohët e fundit ka kaluar një pjesë të mirë të kohës në shtëpinë e Kendall.

Një burim i cituar më herët nga Page Six ka zbuluar se modelja e sheh aktorin si një partner me të cilin mund të ndërtojë një të ardhme, madje duke e konsideruar atë si një person me të cilin mund të martohet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.