☁️
Tiranë 29°C · Vranët 10 June 2026
S&P 500 7,319 ▼0.92%
DOW 50,240 ▼1.24%
NASDAQ 25,371 ▼1.2%
NAFTA 90.00 ▲2.04%
ARI 4,149 ▼3.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $62,758 ▲ +2.61% ETH $1,660 ▲ +1.36% XRP $1.1301 ▲ +0% SOL $65.5300 ▲ +1.77%
S&P 500 7,319 ▼0.92 % DOW 50,240 ▼1.24 % NASDAQ 25,371 ▼1.2 % NAFTA 90.00 ▲2.04 % ARI 4,149 ▼3.22 % S&P 500 7,319 ▼0.92 % DOW 50,240 ▼1.24 % NASDAQ 25,371 ▼1.2 % NAFTA 90.00 ▲2.04 % ARI 4,149 ▼3.22 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Opinion

Njëri nga të dy duhet të shporret!

Astrit Patozi

Sot jam plotësisht dakord me Andi Bushatin.

Që filmi me metrazh të shkurtër i Babales është, ose prodhim i SHQUP-it, ose i Vilës së Surrelit.

Të vetmet konostudio të afta për realizime të tilla dhe që mund të përfitonin nga efektet e saj.

Madje, po ta kisha në dorë, do të propozoja amnisti për të gjithë aktorët që shfaqen aty, edhe pse Kodi Penal mund të parashikojë dënime të rënda për ta.

Sepse i konsideroj shumë më pak të fajshëm, se protagonistët e vërtetë të kësaj historie të pështirë.

Mirëpo, kjo nuk mund të jetë më një çështje që ta ndajnë sondazhet e rrjeteve sociale dhe as opinionet e analistëve, që Zoti na i faltë, i kemi me shumicë.

Sepse nuk mund të ketë dy të vërteta për të njëjtin fakt. Në çdo vend tjetër, me gjithë skepticizmin apo paragjykimet politike, fjalën e fundit do ta thonte drejtësia dhe verdikti i saj do t’i jepte fund debatit.

E di që kjo do të ishte e tepërt në Shqipëri, për shkak të një mosbesimi ekstrem ndaj saj, por kjo nuk do të thotë se nuk ka zgjidhje.

Nuk ka rast më të mirë se ky për të thirrur ekspertizë ndërkombëtare, madje, po të jetë nevoja, edhe hetim e gjykim me të huaj, për ta çuar deri në fund zbardhjen e të vërtetës për këtë neveri shqiptare.

Sepse ky vend duhet të shpëtojë nga relativizimi i të vërtetës, nga ndarja e publikut në dy kampe tifozësh, që ulërasin për skuadrën e tyre, dhe askush nuk mban përgjegjësi për atë që bën e thotë.

Kjo nuk është një fushatë elektorale, ku secili mund të shprehë apo premtojë çfarë t’i teket dhe t’i lihet në dorë njerëzve të vendosin kë besojnë më shumë.

Këtu ka ndodhur një krim dhe ai ka vetëm një autor. Nuk ka asnjë rëndësi se çfarë mendon Edi Rama, Lulzim Basha, unë apo Andi Bushati për këtë çështje.

E vetmja gjë që peshon këtu është e vërteta. Dhe ajo duhet të dalë në dritë, me çdo mënyrë dhe me çdo kosto, përfshirë këtu edhe një hetim të plotë ndërkombëtar.

Por pas kësaj, ose pronari i SHQUP-it, ose i zoti i Vilës së Surrelit duhet të zhduket, jo vetëm nga skena politike, por mundësisht dhe nga Shqipëria.

Sepse njëri nga të dy është një politikan palaço dhe një mashtrues ordiner, që të bën gjëmën, i cili e meriton plotësisht të gjithë neverinë e shqiptarëve normalë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.