☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▼0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 90.02 ▼0.55%
ARI 4,355 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $85,901 ▼ -0.15% ETH $2,737 ▼ -0.25% XRP $1.5986 ▲ +3.61% SOL $117.3200 ▲ +0.07%
S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 90.02 ▼0.55 % ARI 4,355 ▼0.5 % S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 90.02 ▼0.55 % ARI 4,355 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Bota

NJU JORK – Costa: Aneksimi “de facto” në Bregun Perëndimor rrezikon zgjidhjen me dy shtete

NJU JORK, 23 shtator /ATSH-AA/ – Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa paralajmëroi se zhvillimet në Bregun Perëndimor të pushtuar si aneksimi “de facto” rrezikojnë perspektivat për zgjidhje me dy shtete.

“Në Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, zgjidhja me dy shtete po rrezikohet çdo ditë”, tha Costa gjatë aktiviteti të nivelit të lartë mbi zgjidhjen me dy shtete dhe planin gjithëpërfshirës të paqes për Gazën, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 81-të të OKB-së.

“Ne shohim imazhet dhe dëgjojmë dëshmitë e asaj që po ndodh çdo ditë në Bregun Perëndimor, dhunën e kolonëve, mosndëshkimin, zhvendosjen e komuniteteve të tëra dhe aneksimin ‘de facto’. Këto vendbanime janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar”, tha ai duke shtuar se veprimi urgjent është i nevojshëm për të ruajtur zgjidhjen me dy shtete dhe rrugën drejt paqes.

Costa bëri thirrje për legjitimitetin e ri për Autoritetin Palestinez përmes zgjedhjeve, duke thënë se Bashkimi Evropian mbështet fuqishëm zgjedhje të tilla dhe i bën thirrje Izraelit t’i lehtësojë ato.

Ai tha se komuniteti ndërkombëtar, së bashku me Autoritetin Palestinez, duhet t’i ofrojnë brezit të ri “shpresë të ripërtërirë për një të ardhme ndryshe”. “Kërkohet veprim për të ruajtur zgjidhjen me dy shtete dhe rrugën drejt paqes”, deklaroi Costa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.