NJU JORK – Dy viktima pas shembjes së një ndërtese
NJU JORK, 12 nëntor /ATSH-DPA/- Të paktën dy persona kanë humbur jetën pas shembjes së një ndërtese në Nju Jork, njoftuan sot autoritetet amerikane.
Komisionerja e Shërbimit Zjarrfikës të Nju Jorkut, Lillian Bonsignore, bëri të ditur se 17 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe shtatë fëmijë.
“Ky do të jetë një operacion që do të zgjasë. Shkaku i shembjes është ende nën hetim”, deklaroi ajo gjatë një konference për shtyp.
Ndërtesa, e vendosur në lagjen Bruklin u shemb drejt një kantieri ndërtimi ngjitur me të.
Sipas Bonsignore, operacioni i kërkim-shpëtimit është jashtëzakonisht i rrezikshëm, për shkak të kushteve të paqëndrueshme në vendngjarje.
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, vizitoi vendin e ngjarjes, të cilën e cilësoi si tragjike. Në një reagim në rrjetin social X, ai falënderoi ekipet e emergjencës për ndërhyrjen e shpejtë dhe punën e tyre në kushte të vështira e të rrezikshme.
Operacioni vijon ende, ndërsa në vendngjarje ndodhen qindra punonjës të ekipeve të shpëtimit.
Autoritetet theksuan se situata mbetet në zhvillim dhe se informacionet po përditësohen vazhdimisht./ /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.