☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,619 ▲1.31%
DOW 52,487 ▲0.49%
NASDAQ 25,466 ▲1.6%
NAFTA 87.24 ▲0.82%
ARI 3,959 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $73,530 ▼ -0.35% ETH $2,048 ▼ -0.54% XRP $1.0422 ▼ -1.31% SOL $82.8500 ▼ -0.18%
S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,487 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 87.24 ▲0.82 % ARI 3,959 ▼1.05 % S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,487 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 87.24 ▲0.82 % ARI 3,959 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Sistemi i ri kufitar i BE-së shkakton shqetësime, daljet nga Schengen nuk regjistrohen

– Sistemi i ri digjital i hyrje-daljeve në Bashkimin Evropian (EES) po shkakton shqetësime të reja për udhëtarët nga vendet jashtë BE-së, shkruan euronews.it.

Disa prej tyre po përballen me probleme për shkak se dalja e tyre nga zona Schengen nuk regjistrohet në sistem, duke bërë që të konsiderohen gabimisht si persona që kanë tejkaluar afatin e lejuar të qëndrimit.

Paralajmërimi vjen nga organizata britanike për mbrojtjen e konsumatorëve “Which?”, e cila ka marrë dhjetëra ankesa nga udhëtarë që pretendojnë se sistemi nuk ka regjistruar daljen e tyre nga zona Shengen.

Sistemi EES nisi të zbatohej në tetor 2025 dhe u bë i detyrueshëm për 29 vende evropiane më 10 prill 2026.

Ai zëvendëson vulat tradicionale në pasaporta me regjistrimin dixhital të hyrjeve dhe daljeve. Sistemi përfshin vendet e BE-së, me përjashtim të Qipros dhe Irlandës, si dhe Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin.

EES synon të identifikojë automatikisht personat që tejkalojnë afatin e lejuar të qëndrimit, i cili për shtetasit e vendeve jashtë BE-së është deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.

Megjithatë, problemi që po evidentohet lidhet me mosregjistrimin e daljeve nga zona Shengen.

Në këto raste, sistemi vazhdon të llogarisë ditët e qëndrimit edhe pasi udhëtari është larguar nga territori evropian.

Një rast i tillë i ndodhi edhe shkrimtares britanike Jojo Moyes, autore e romanit “Me Before You”.

Pasi kishte udhëtuar në Portugali në muajin maj, ajo zbuloi, gjatë mbërritjes në Marsejë në tetor, se dalja e saj nga zona Shengen nuk ishte regjistruar.

Autoritetet e paralajmëruan se mund të përballej me një gjobë deri në 10 mijë euro dhe ndalim hyrjeje për dy vjet, nëse problemi nuk korrigjohej.

Sipas “Which?”, dhjetëra lexues kanë raportuar probleme të ngjashme, ndërsa çështja është ngritur edhe pranë Komisionit Evropian, nga i cili pritet një reagim zyrtar.

Si mund të veprojnë udhëtarët në rast të një gabimi në sistem?

Udhëtarët që konstatojnë pasaktësi në regjistrimet e tyre, përfshirë numrin e gabuar të ditëve të qëndrimit ose njoftimin për të dhëna të paplota, duhet t’i drejtohen autoritetit përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave në vendin ku dyshohet se ka ndodhur gabimi.

Në kërkesën e tyre duhet të përfshijnë një kopje të pasaportës dhe dokumente që vërtetojnë largimin nga zona Schengen, si bileta e avionit, autobusit ose trenit.

Ekspertët këshillojnë që udhëtarët të ruajnë gjithmonë dokumentet e udhëtimit dhe të kontrollojnë të dhënat e regjistruara në sistem, për të shmangur probleme të mundshme gjatë kalimit të kufirit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.