☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,619 ▲1.31%
DOW 52,487 ▲0.49%
NASDAQ 25,466 ▲1.6%
NAFTA 87.24 ▲0.82%
ARI 3,959 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $73,530 ▼ -0.35% ETH $2,048 ▼ -0.54% XRP $1.0422 ▼ -1.31% SOL $82.8500 ▼ -0.18%
S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,487 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 87.24 ▲0.82 % ARI 3,959 ▼1.05 % S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,487 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 87.24 ▲0.82 % ARI 3,959 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Bota

GAZA – Gjashtë të vrarë pas një sulmi ajror izraelit

GAZA, 12 nëntor /ATSH-AFP/ – Shërbimet e shpëtimit në Rripin e Gazës raportuan sot se një sulm ajror izraelit në spitalin ”Nasser” në Khan Younis, një qytet në territorin jugor palestinez, vrau gjashtë persona dhe plagosi të paktën 20.

Ushtria izraelite konfirmoi se kreu sulmin, duke deklaruar se ai kishte në shënjestër “një zyrtar të lartë të Hamasit dhe anëtarë të tjerë të krahut të armatosur të lëvizjes” të cilët po vepronin nga spitali.

“Numri i të vdekurve nga sulmi ajror izraelit brenda Kompleksit Mjekësor Nasser (…) është rritur në gjashtë”, tha Mbrojtja Civile izraelite, një organizatë e ndihmës së shpejtë që vepron nën autoritetin e Hamasit, duke shtuar se më shumë se 20 persona u plagosën.

Spitali ”Nasser” konfirmoi gjashtë vdekjet në një deklaratë.

Ushtria izraelite deklaroi se kishte kryer një “sulm ajror që synonte eliminimin e kërcënimit që ata paraqisnin, pasi organizata terroriste Hamas vendosi një prani brenda kompleksit spitalor dhe e përdori atë si një qendër komande”.

Zëdhënësi i lëvizjes palestineze, Hazem Qassem, e denoncoi sulmin si një “krim lufte”, duke e mbajtur Këshillin e Paqes, të krijuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për të mbikëqyrur zbatimin e armëpushimit në Gaza, përgjegjës për dështimin për ta parandaluar atë.

Të martën, shtatë persona u vranë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, sipas Mbrojtjes Civile, ndërsa ushtria izraelite pretendoi se kishte shënjestruar vende “ushtarake”.

Më shumë se 1,600 palestinezë janë vrarë që kur armëpushimi hyri në fuqi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila është nën kontrollin e Hamasit dhe statistikat e së cilës konsiderohen të besueshme nga OKB-ja.

Izraeli pretendon se kontrollon më shumë se 60% të Rripit të Gazës, ndërsa shumica e popullsisë palestineze jeton në zonat e mbetura të shkatërruara nga lufta të territorit, të cilat janë nën kontrollin e Hamasit./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.