🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,548 ▼0.5%
DOW 51,440 ▼1.25%
NASDAQ 25,970 ▼0.05%
NAFTA 101.84 ▼3.77%
ARI 4,303 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $76,122 ▲ +0.22% ETH $2,409 ▲ +0.13% XRP $1.3009 ▼ -0.01% SOL $98.4000 ▲ +0.71%
S&P 500 7,548 ▼0.5 % DOW 51,440 ▼1.25 % NASDAQ 25,970 ▼0.05 % NAFTA 101.84 ▼3.77 % ARI 4,303 ▼0.69 % S&P 500 7,548 ▼0.5 % DOW 51,440 ▼1.25 % NASDAQ 25,970 ▼0.05 % NAFTA 101.84 ▼3.77 % ARI 4,303 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Bota

NJU JORK – Organizata për të Drejtat e Njeriut: Aktgjykimi i Speciales, moment i rëndësishëm për viktimat

– Drejtori për Evropën dhe Azinë Qendrore në Organizatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut “Human Rights Watch” (HRW), Hugh Williamson, e ka cilësuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si një moment të rëndësishëm për viktimat që kanë pritur për dekada për drejtësi.

Williamson reagoi përmes një postimi në “Instagram-in” zyrtar të “Human Rights Watch”, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-udhëheqësve të tjerë të lartë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

“Vendimi i sotëm është një moment i rëndësishëm për viktimat që kanë pritur për dekada për drejtësi. Dënimi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me tre ish-udhëheqës të tjerë të lartë të UÇK-së, për krime lufte, tregon se posti i lartë, pozita apo përkatësia gjatë kohës së luftës, nuk duhet të mbrojë askënd nga përgjegjësia për krime të rënda”, shkroi Williamson.

Ai shtoi se drejtësia u detyrohet të gjitha viktimave, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike apo personave që kanë kryer krimet ndaj tyre.

“Drejtësia u detyrohet të gjitha viktimave, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike apo se kush i ka kryer krimet ndaj tyre”, theksoi Williamson.

Reagimi i tij erdhi pasi Dhomat e Specializuara shpallën aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së më 16 shtator.

Gjykata dënoi Thaçin dhe Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Veselin me 18 vjet dhe Selimin me 13 vjet burgim për krime lufte.

Sipas aktgjykimit, të katër u shpallën penalisht përgjegjës për krime, që përfshijnë ndalimin arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen.

Ndërkohë, trupi gjykues i shpalli të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit, pasi Prokuroria nuk arriti të provonte përtej dyshimit të arsyeshëm se kishte një sulm të përhapur ose sistematik ndaj popullsisë civile.

Aktgjykimi është vendim i shkallës së parë dhe mund të ankimohet. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.