NJU JORK – Trump: Putin të ndalojë luftën menjëherë
NJU JORK, 23 shtator /ATSH-ANSA/ – Donald Trump lëshoi një tjetër sfidë ndaj liderëve botërorë nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Presidenti vuri në shënjestër këdo, përveç Amerikës së tij – të cilën e përshkroi si “më të fortë se kurrë” dhe ku një “epokë e artë” është tashmë realitet për të.
Ndërsa i bëri thirrje Vladimir Putinit t’i jepte fund luftës në Ukrainë, ai lëshoi një tjetër ultimatum për Iranin: “Ose një marrëveshje pas zgjedhjeve të ndërmjetme, ose do t’i shkatërrojmë plotësisht”.
Në një fjalim të karakterizuar nga një ton i vendosur dhe agresiv, Trump shpalosi vizionin e tij të bazuar në doktrinën “Amerika e Para” dhe mbrojti me forcë politikën e tij të jashtme. Ai kishte mbërritur në selinë e OKB-së pas orës 09:00, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Melania.
Para se të hipte në shkallët lëvizëse që e kishin irrituar vitin e kaluar, Presidenti shfrytëzoi rastin për të sulmuar sërish CNN-in – një media e pranishme në punimet e OKB-së, por e ndaluar të hynte në Shtëpinë e Bardhë.
Trump foli në foltoren e Asamblesë për gati 40 minuta, duke renditur arritjet e administratës së tij – nga ekonomia te emigracioni – para se të kalonte te politika e jashtme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.