⛈️
Tiranë 17°C · Stuhi 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 97.87 ▲0.74%
ARI 4,145 ▼0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,400 ▲ +1.72% ETH $2,483 ▲ +1.32% XRP $1.3703 ▲ +2.54% SOL $107.3400 ▲ +0.72%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.87 ▲0.74 % ARI 4,145 ▼0.12 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.87 ▲0.74 % ARI 4,145 ▼0.12 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Nuancat larushe të “elektoratit gri”

Nga Eduard Zaloshnja

Para ca ditësh bëra një bilanc të të gjitha sondazheve që kam zhvilluar në 12 muajt e fundit, duke i analizuar të dhënat me modelin Claude të kompanisë së inteligjencës artificiale Anthropic. Nga analiza më rezultoi se rreth 900 mijë banorë të rritur të vendit (nga 1.9 milionë gjithsej) nuk do të votonin sot as PS-në dhe as PD-ASHM-në. Zakonisht në media, zgjedhës të tillë përmblidhen me etiketën “elektorati gri”.

Para disa muajsh drejtova një vrojtim statistikor në terren mbi vetidentifikimin ideologjik dhe bindjet/vlerat e banorëve të rritur të Shqipërisë. Studimi u financua nga fondacioni gjerman Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS) dhe u bazua në një kampion të rastësishëm dhe të shtresëzuar gjeografikisht prej 1119 të rriturish në të 12 qarqet, duke siguruar përfaqësim demografik, gjeografik dhe politik me një marzh gabimi statistikor nën 2.9%.

Ndër pyetjet e shumta në pyetësor, kishte edhe pyetje për mënyrën e votimit dhe vetidentifikimit ideologjik (pavarësisht mënyrës së votimit). Duke kryqëzuar përgjigjet për këto pyetje me rezultatet e analizës së sipërpërmendur me modelin Claude të kompanisë së inteligjencës artificiale Anthropic, llogarita se sa nga 900 mijë banorët e rritur të vendit që nuk do të votonin sot as PS-në dhe as PD-ASHM-në e konsiderojnë veten ideologjikisht të majtë, të djathtë, ose të qendrës. Në grafikun e mëposhtëm mund ta gjeni këtë ndarje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.