🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 104.01 ▼1.72%
ARI 4,376 ▲1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $76,046 ▼ -1.19% ETH $2,405 ▼ -2.78% XRP $1.2915 ▼ -7.76% SOL $97.3500 ▼ -3.46%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 104.01 ▼1.72 % ARI 4,376 ▲1 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 104.01 ▼1.72 % ARI 4,376 ▲1 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Boterori

Nuk do luajë më me Shqipërinë, sulmuesi i talentuar grumbullohet nga Jurgen Klopp për Gjermaninë!

Brajan Gruda është pranë një tjetër hapi të rëndësishëm në karrierën e tij, teksa pritet të marrë për herë të parë ftesën nga Kombëtarja A e Gjermanisë.

Sulmuesi i RB Leipzig do të jetë pjesë e listës së Jürgen Klopp për grumbullimin e shtatorit, sipas raportimeve të mediave gjermane.

Jürgen Klopp do të publikojë të enjten listën e tij të parë si trajner i Gjermanisë dhe një nga emrat që pritet të jetë pjesë e saj është edhe Brajan Gruda.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, informacion i publikuar edhe nga “iMiaSanMia”, Gruda do të grumbullohet nga Klopp për ndeshjet e muajit shtator. Për 21-vjeçarin bëhet fjalë për një ftesë historike, pasi edhe pse ka qenë i grumbulluar më parë me Gjermaninë në nivelet e moshave, ai ende nuk ka debutuar me ekipin kombëtar A.

Gruda, i cili aktivizohet te RB Leipzig, po kalon një periudhë të mirë dhe forma e tij duket se ka bindur stafin e ri të Kombëtares gjermane. Shpejtësia dhe aftësia për të luajtur në krahë janë ndër karakteristikat që mund ta bëjnë atë një alternativë të rëndësishme për repartin ofensiv të Gjermanisë.

Emri i Brajan Grudës ka qenë prej kohësh i lidhur edhe me Shqipërinë, për shkak të origjinës së tij shqiptare. Sulmuesi kishte mundësinë të zgjidhte përfaqësimin kuqezi, por në të kaluarën vendosi të vijojë rrugëtimin me Gjermaninë.

Tashmë, me ftesën e parë nga Kombëtarja A gjermane, Gruda është shumë pranë një vendimi që mund ta përcaktojë përfundimisht të ardhmen e tij ndërkombëtare.

Nëse ai do të aktivizohet në një ndeshje zyrtare me Gjermaninë, nuk do të ketë më mundësi të ndryshojë përfaqësuese dhe të luajë për Shqipërinë, sipas rregullave të FIFA-s për ndryshimin e federatës përfaqësuese.

Kështu, një lojtar që dikur ishte në radarët e Shqipërisë mund të jetë tashmë shumë pranë debutimit me një prej Kombëtareve më të rëndësishme të futbollit europian.

Për Klopp, Gruda është një opsion i ri në sulm dhe tekniku gjerman pritet të vlerësojë formën e tij gjatë grumbullimit të shtatorit. Nëse bind në stërvitje dhe në ndeshjet e ardhshme, nuk përjashtohet mundësia që 21-vjeçari të marrë edhe minuta në fushë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.