Tiranë 32°C · Pjesërisht vranët 03 September 2026
S&P 500 7,746 ▲1.03%
DOW 53,728 ▲1.26%
NASDAQ 26,578 ▲1.37%
NAFTA 92.27 ▲1.38%
ARI 4,558 ▲3.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $80,748 ▲ +4.79% ETH $2,490 ▲ +4.21% XRP $1.4451 ▲ +8.46% SOL $104.3200 ▲ +5.34%
S&P 500 7,746 ▲1.03 % DOW 53,728 ▲1.26 % NASDAQ 26,578 ▲1.37 % NAFTA 92.27 ▲1.38 % ARI 4,558 ▲3.24 % S&P 500 7,746 ▲1.03 % DOW 53,728 ▲1.26 % NASDAQ 26,578 ▲1.37 % NAFTA 92.27 ▲1.38 % ARI 4,558 ▲3.24 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
03 Sep 2026
Breaking
Maqedonia

Nuk do të ketë paralele të pestë në gjuhën shqipe në Penko, Sulejmani: Zgjidhja për nxënësit nga Çairi në Butel është praktike

Më shumë se një javë pas revoltës së prindërve dhe mësimdhënësve për paralelen e pestë me mësim në gjuhën shqipe në klasën e parë në shkollën fillore Petar Zdravkovski Penko, zv.ministri i Arsimit Driton Sulejmani, tha se të dhënat e shkollës flasin se vitin e kaluar ka pasur 4 paralele dhe këtë vit me automatizëm janë parashikuar 4 paralele në shqip.

Sulejmani mbron vendimin e komunës së Butelit që në “Penko” të pranohen vetëm nxënësit nga Komuna e Çairit që kanë vëlla ose motër të cilët mësojnë në këtë shkollë, ndërsa jashtë mbeten shumë nxënës të tjerë të cilët jetojnë pranë shkollës por s’kanë as vëlla e as motër aty.

I pyetur nëse në botë ka një praktikë të tillë, Sulejmani thotë se nuk, por se vet zgjidhja e gjetur është praktike.

“Nuk ka praktikë të tillë. Ne kemi gjetur zgjidhje praktike. Realisht këta fëmijë për shkak se i takojnë një komune tjetër edhe sipas rajonizimit i cili është votuar në Këshillin Komunal të Butelit, do të thotë është i plotfuqishëm, realisht këta fëmijë nuk kanë të drejtë të regjistrohen në atë shkollë, mirëpo për arsye se kanë pasur më herët, është bërë lëshime në të kaluarën, nuk kemi dashur që edhe këtë vit t’i dëmtojmë këta fëmijë edhe për shkak të afërsisë që e kanë ndaj shkollës por edhe për shkak se kanë ndonjë vëlla ose motër”, deklaroi Driton Sulejmani, zv.ministër i Arsimit.

Këshilltarët e AKI-së në Komunën e Butelit, thonë se zv.ministri i arsimit Driton Sulejmani, jep informacione te pasakta për paralelen. Sipas tyre zgjidhje nuk ka ndërsa regjistrimi i nxënësve është bërë pjesërisht.

“Sot jemi para jush sepse zv.ministri i arsimit, gënjeu. Paralelja u mbyll dhe problemi mbetet i pazgjidhur.00:30-01:02 Regjistrimi i nxënësve u realizua vetëm pjesërisht, duke u bazuar në kriterin e vetëm të fakti nëse nxënësit kishin motër ose vëlla të regjistruar në paralele të kësaj shkolle. Prandaj kërkoj të zbatohet neni 7 i vendimit për rajonizimin e shkollave, i cili përcakton qartë se mund të regjistrohen nxënës edhe nga komuna të tjera, por që janë në rajonin ku gjendet shkolla”, thanë nga Këshilltarët e AKI-së.

Çështja e paraleles në gjuhën shqipe vazhdon të mbetet e hapur, ndërsa opozita kërkon rishqyrtim të vendimit dhe zbatim të plotë të dispozitave ligjore./Alsat/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.