☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,008 ▲ +0.51% ETH $2,268 ▲ +0.75% XRP $1.2508 ▼ -0.22% SOL $94.8600 ▼ -1.17%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

“Nuk duan ta rrëzojnë Ramën”, Stresi paralajmëron largimin nga protesta: Kokë turku nuk bëhem!

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka paralajmëruar largimin nga protesta, duke shprehur pakënaqësi për mënyrën se si po zhvillohet qëndresa dhe për faktin që, sipas tij, protesta nuk po shkon drejt rrëzimit të qeverisë.

Reagimi vjen vetëm një ditë pas incidenteve në protestën e të shtunës, ku deputetë të PD-së nuk u pranuan në protestën e studentëve.

Përmes një story në Instagram, Stresi shkruan se nuk dëshiron të vazhdojë të qëndrojë në protestë, duke pretenduar se pjesëmarrësit nuk duan realisht rrëzimin e Edi Ramës.
“Byeeeeeeeeee. Kokë turku nuk bohem. Nuk dun me e rrëzu Ramën. E gëzofshi! Sapo të largohem sonte, kismet nesër jua shpjegoj që s’dun me e rrëzu Edi Ramën”, shkruan ai.

Reperi shton se nuk ka ardhur për t’u “rraskapitur çdo ditë pa lidhje”, ndërsa shprehet se për rrëzimin e qeverisë do të nevojitej, sipas tij, një “kryengritje”.

“Nuk erdha me u rraskapit çdo ditë pa lidhje, sepse shteti është shtet dhe shteti do kryengritje me u rrëzu, ndryshe përditë ai fuqizohet dhe ty të shkatërron si popull”, shkruan Stresi.

Në këtë kontekst, largimi i paralajmëruar nga Stresi mund të lidhet edhe me përplasjen mes protestuesve dhe figurave të PD-së. Nga postimi i tij, ai e paraqet protestën si të paaftë ose të pavullnetshme për të çuar deri në fund objektivin politik që ai mbështet.

Stresi nuk përmend drejtpërdrejt në postim refuzimin ndaj PD-së apo Sali Berishës si arsyen e largimit, por reagimi vjen menjëherë pas përplasjeve të së shtunës, kur prania e demokratëve u kundërshtua nga një pjesë e studentëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.