☁️
Tiranë 27°C · Vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 95.67 ▲2.04%
ARI 4,491 ▼0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,117 ▼ -3.4% ETH $1,879 ▼ -5.11% XRP $1.2370 ▼ -2.04% SOL $75.1600 ▼ -4.78%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.67 ▲2.04 % ARI 4,491 ▼0.63 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.67 ▲2.04 % ARI 4,491 ▼0.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Politika

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të përmendur, të cilët sipas gazetarit Artan Kutra janë skeptikë për sa i përket zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Sipas tij, ky skepticizëm është shumë më i fortë te kandidatët e ekstremit të djathtë, pra te Marine Le Pen dhe Jordan Bardella, të cilët, sipas tij, janë kategorikisht kundër futjes së vendeve ballkanike në Bashkimin Evropian.

“Tashmë, ajo që na intereson ne si shqiptarë ose për vendet e Ballkanit: a shtrohet interesi i të gjithë këtyre kandidatëve për president lidhur me interesat e Bashkimit Europian? Duhet të them se të gjithë janë skeptikë, nuk janë shumë të interesuar për zgjerimin e Bashkimit Europian. Të gjithë kanë, sigurisht me tendencat e tyre, janë shumë të kujdesshëm lidhur me zgjerimin e Bashkimit Europian.

Sigurisht, kjo kujdesje lind nga ajo që opinioni politik i gjerë në Francë, populli francez vetë, ndeshet në disa vështirësi lidhur me praninë e të huajve brenda kufijve të Bashkimit Europian, dhe kjo përbën një lloj tendence për të qenë të kujdesshëm se vallë zgjerimi a do të na hapë më tepër telashe në kuptimin ekonomik, sepse parashikojnë që të rriten taksat, parashikojnë që të rriten pagesat për strukturat institucionale, për plotësimin e dokumentacionit.

Nga ana tjetër, ka një lloj fushate politike që në këto vende, dhe po i referohemi pikërisht vendeve të Ballkanit, nuk është i njëjti nivel qoftë në nivelin institucional, qoftë në nivelin e drejtësisë, qoftë në nivelin e mediave, qoftë në nivelin ekonomik. Dhe pikërisht duke u bazuar te këto detaje, që janë shumë sensitive në opinionin francez, edhe përfaqësuesit ose kandidatët për president të Francës nuk preferojnë të shprehen, më mirë të themi pra, nuk shprehen për zgjerimin e menjëhershëm të Bashkimit Europian.

Këtë temë ata e shtrojnë në një kohë më të zgjatur. Jo se shprehen kundër, se e dinë. Në parim thonë që zgjerimi do të thotë demokratizimi i mëtejshëm i Europës, por duhet shtrirë në një kohë më të gjatë. Këndej lind edhe ajo, ose më mirë të themi, skepticizmi për futjen e menjëhershme qoftë të Shqipërisë, qoftë të Kosovës, qoftë të Maqedonisë, qoftë të Malit të Zi, qoftë të Serbisë brenda kufijve të Bashkimit Europian. Është një lloj skepticizmi në të gjitha format.

Sigurisht, diku është më i ashpër. Ky skepticizëm është shumë më i fortë tek kandidatët e ekstremit të djathtë, pra tek Marine Le Pen edhe tek Jordan Bardella, të cilët janë kategorikisht kundër futjes së vendeve ballkanike në Bashkimin Europian, janë kundër zgjerimit edhe me vende të tjera.

Nga ana tjetër, kemi edhe përfaqësuesit e të djathtës që janë më të moderuar. Ata thonë që, sigurisht që në politikën ose më mirë të themi në fushatën elektorale të tyre për të qenë kandidat për president, ata thonë që Europa e zgjeruar është një bazë më e fortë për Bashkimin Europian. Edhe e nisin gjykimin e tyre me Ukrainën, pra është situata e luftës. Dëshirojnë që Ukraina në njëfarë mënyre të ketë një qasje më të fortë, pse jo edhe për t’u integruar brenda Bashkimit Europian, në mënyrë që të ketë një lloj kufiri ndaj Rusisë, sepse barriera e parë e Rusisë drejt Europës është Ukraina”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.