Nuk ndodhte prej më shumë se 6000 ditësh, asnjë minutë për Cristiano Ronaldo-n te Portugalia
Portugalia ka mundur Norvegjinë në xhiron e dytë të ndeshjeve të Nations League, pa pasur asnjë minutë në fushë Cristiano Ronaldo-n.
Ndeshja e fundit që CR7 e niste nga stoli me kombëtaren portugeze i takon shtatorit të 2024-ës. Në atë kohë, ish-sulmuesi i Real Madrid u fut në fushë si zëvendësues dhe realizoi golin e fitores 2-1 ndaj Skocisë. Në 234 ndeshje me Portugalinë, kjo e fundit ndaj Norvegjisë është e 8-a e filluar nga stoli për 41-vjeçarin.
E dhëna e fundit është vërtet e rrallë. Hera e fundit që Ronaldo ka qëndruar në stol gjatë gjithë ndeshjes së Portugalisë daton 18 vjet më parë. Që atëherë kanë kaluar 6679 ditë. Ishte data 15 qershor 2008 dhe luhej një ndeshje Europiani.
Në atë ndeshje Portugalia humbi 2-0 kundër Zvicrës, por ishte kualifikuar për në fazën tjetër. Kjo e dhënë u takon ndeshjeve zyrtare. Po të përfshijmë edhe miqësoret, sulmuesi i Al Nassr ka qëndruar 90 minuta në stol edhe në qershor të 2024-ës, gjatë miqësores mes Portugalisë dhe Kroacisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.