“Nuk përmenda anulimin e projektit”, Rama kapet me gazetaren: Vini këtu me gënjeshtra që ju kanë bllokuar trurin
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot, më 9 qershor, një konferencë për shtyp me gazetarët e mediave prestigjioze të Bashkimit Evropian, ku u ndal gjerësisht te projekti për Zvërnecin dhe protestat që po zhvillohen për këtë çështje.
Gjatë konferencës, Rama debatoi me një gazetare nga Rumania pikërisht për projektin e Zvërnecit.
Gazetarja insistonte që Rama në fillim të fjalimit të tij kishte përmendur anulimin e projektit, por kryeministri e mohoi të kishtë thënë atë gjë.
Rama madje kërkoi edhe të shikonte regjistrimet e kamerave për ti provuar gazetares që nuk kishte përmendur anulimin e projektit.
Rama: Një njeri që nuk ka hiç informacion për çështjen thotë ka projekt. Po ku është projekti? Nuk kemi dy projekte, kemi dy vend zhvillimi. Jo sepse fjalët sot janë të rëndësishme.
Gazetarja: E thatë në fiilim që është anuluar.
Rama: Nuk thashë asnjëherë që është anuluar. Asgjë nuk është anuluar sepse nuk ka pasur kurrë një projekt për tu anuluar. Jo jo nuk është në rregull sepse vini këtu me kokën të mbushur plot me gënjeshtra që ju kanë bllokuar trurin dhe asgjë nuk ju kalon përmes tij.
Gazetarja: Jo jo trurin e kam shumë në rregull.
Rama: Ju trurin e keni në rregull por problemi është sa i hapur është ai për faktet. Jo jo nuk është në rregull. Nuk e pranoj. Nuk është në rregull. Kemi të tjerë këtu. Nëse të gjithë më thonë që e kam thënë në fillim që ne e kemi anuluar projektin, atëherë kemi një problem. Na duhet që të shohim regjistrimin. Nuk mund të vazhdoj, ndjesë. Po thoni diçka që nuk e kam thënë kurrë sepse keni ardhur e bindur që ka një projekt që është anuluar.
Më tej Kryeministri theksoi se projekti është diçka për të cilën po punohet.
“Ajo tha që unë thashë në fillim që projekti ishte anuluar. Po talleni me mua apo çfarë? Këto janë gjërat se pse e kemi të gjithë këtë mjegull. Unë kurrë nuk kam thënë që kemi anuluar projekt. Sepse nuk ka pasur asnjëherë një projekt. Projekti është diçka për të cilin po punohet”, tha Rama.
/tvklan.al




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.