Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe sfidat që has ky sektor.
Gjatë diskutimit, Nurellari u ndal te drejtimi i kërkimit shkencor në vend, duke u shprehur se ky sektor ndodhet në duart e Skënder Gjinushit, të cilin e cilësoi si ministër të kohës së Ramiz Alisë.
“Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta. E kemi në duart e ministrit të Ramiz Alisë, të Skënder Gjinushit. Po, e kemi në duar të sigurta dhe tregon se si Shqipëria është shkëputur nga e kaluara. E kemi në duar të sigurta, një njeri i dëshmuar që në kohën e komunizmit, në kohën e Ramiz Alisë. Unë e thashë për të treguar se sa është ndryshimi radikal që na certifikoi”, u shpreh Nurellari.
Ndërkohë, gazetari Bledian Koka, i përfshirë në diskutim, u shpreh se për kërkimin shkencor në Shqipëri përdoret vetëm 0.2% e produktit të brendshëm bruto.
“Po them edhe njëherë, për kërkimin shkencor në Shqipëri përdoret vetëm 0.2% e produktit të brendshëm bruto. Mesatarja e Bashkimit Europian, që edhe sikur të anëtarësohemi në BE nuk kemi për ta arritur, është 2 deri në 3%. Dhe për këtë arsye, sot studiuesit shqiptarë, në masë, shumica prej tyre, nuk janë duke bërë kërkim shkencor në Shqipëri, por falë mundësisë që është krijuar për shkak të aksesit dhe për shkak të përafrimit, sot ata drejtojnë institucionet ndërkombëtare.
Për shembull, rasti konkret është i Tauland Mukës, i cili dikur ishte zëvendësministër dhe e pa se si ishte situata. Ai është një nga kërkuesit më të mirë. Taulanti thotë që vetëm duke u anëtarësuar Shqipëria në Bashkimin Europian, aksesi do të jetë edhe më i drejtpërdrejtë i studiuesve në institucionet ndërkombëtare të Bashkimit Europian.
Sepse në BE, kur Shqipëria është në BE, Shqipëria dhe BE-ja janë një. Dhe prandaj thotë Taulanti, me të drejtën e Zotit, sepse po të ishte vërtet që Shqipëria e kishte certifikuar, po themi kot, këtë cilësi të studimit në Shqipëri, Tauland Muka nuk do të ishte një nga 30 kërkuesit më të mirë të Bashkimit Europian, punë që ai e bën në Zvicër dhe jo në Shqipëri”, u shpreh Koka.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.