☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 89.48 ▼1.15%
ARI 4,082 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,132 ▼ -5.34% ETH $2,238 ▼ -7.46% XRP $1.1983 ▼ -9.08% SOL $90.0800 ▼ -7%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.48 ▼1.15 % ARI 4,082 ▼0.78 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.48 ▼1.15 % ARI 4,082 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

“Odyssey” dhe “Spider-Man” pushtojnë kinematë gjermane, mbi 100 milionë bileta pritet të shiten në 2026-ën

BERLIN, 24 gusht /ATSH-DPA/- Më shumë se 100 milionë bileta kinemaje mund të shiten në Gjermani gjatë vitit 2026, për herë të parë që nga pandemia e koronavirusit.

Rritja e numrit të shikuesve gjatë gjysmës së parë të vitit, së bashku me suksesin e dy filmave të rinj, “The Odyssey” dhe “Spider-Man: Brand New Day” po i japin një shtysë të madhe industrisë së kinemasë.

Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026, në Gjermani u shitën rreth 47,5 milionë bileta, ose 16,9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas Bordit Federal të Filmit (FFA).

Të ardhurat nga shitja e biletave arritën në rreth 502,2 milionë euro, duke u rritur me 24,5% në krahasim me gjysmën e parë të vitit 2025.

Shifrat pozitive vijnë pas një vere shumë të suksesshme për kinematë gjermane, e nxitur veçanërisht nga dy filma të mëdhenj të Hollywood-it: “The Odyssey”, me regji të Christopher Nolan, dhe “Spider-Man: Brand New Day”, të dy të lançuar në korrik.

“Nëse kjo tendencë pozitive vazhdon, 2026-ta mund të jetë viti më i suksesshëm për kinematë gjermane që nga pandemia”, tha Peter Dinges, drejtori ekzekutiv i FFA-së.

Sipas tij, industria e kinemasë po e pret me shumë optimizëm pjesën e mbetur të vitit.

FFA-ja tha se gjysma e parë e vitit 2026, shënoi rezultatin më të mirë të kinemave gjermane që nga pandemia e COVID-19.

Megjithatë, numri i biletave të shitura ishte ende rreth 6 milionë më i ulët se në vitin 2019, ndërsa të ardhurat ishin rreth 9% më të larta, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të biletave.

Në vitin 2019, para pandemisë, në Gjermani u shitën rreth 119 milionë bileta kinemaje.

Kur koronavirusi u përhap në vitin 2020, kinematë në të gjithë Gjermaninë u detyruan të mbylleshin.

Industria e filmit pësoi një ndërprerje të paprecedentë dhe numri i shikuesve u rikuperua ngadalë në vitet që pasuan. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.