☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,681 ▲0.75%
DOW 52,317 ▲0.2%
NASDAQ 26,217 ▲1.01%
NAFTA 102.20 ▼1.04%
ARI 4,032 ▲0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,492 ▼ -0.19% ETH $2,330 ▼ -0.64% XRP $1.2984 ▼ -0.12% SOL $101.9500 ▲ +0.32%
S&P 500 7,681 ▲0.75 % DOW 52,317 ▲0.2 % NASDAQ 26,217 ▲1.01 % NAFTA 102.20 ▼1.04 % ARI 4,032 ▲0.59 % S&P 500 7,681 ▲0.75 % DOW 52,317 ▲0.2 % NASDAQ 26,217 ▲1.01 % NAFTA 102.20 ▼1.04 % ARI 4,032 ▲0.59 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Ofroi motelin e tij për të mundësuar prostitucionin”, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.Gj., për shkak të dyshimit të veprave penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” dhe “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.Gj., gjatë muajit qershor të vitit 2026, rruga“Ilir Konushevci”, në Ferizaj, me dijeni në cilësinë e menaxherit, ka ofruar motelin e tij për të mundësuar prostitucionin, me të cilën kishte për të kryer veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”, nga neni 235 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Po ashtu, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muajit qershor 2026, në Ferizaj, me dashje ka mundësuar ushtrimin e prostitucionit, në atë mënyrë që i pandehuri si menaxher i motelit, ka punësuar B.Xh., me qëllim që të ofroj shërbime seksuale me pagesë për klientët e tij, kështu që me datë 29 qershor 2026, pas zbatimit të masës së veçantë, i pandehuri është zënë në flagrancë dhe është arrestuar nga zyrtarët policor, me të cilën kishte për të kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” nga neni 234 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç thuhet në njoftim i pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh për veprat penale të lartëcekura. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.