☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,681 ▲0.75%
DOW 52,360 ▲0.28%
NASDAQ 26,215 ▲1%
NAFTA 102.77 ▼0.48%
ARI 4,034 ▲0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,907 ▼ -0.91% ETH $2,313 ▼ -1.48% XRP $1.2890 ▼ -0.99% SOL $101.2000 ▼ -0.41%
S&P 500 7,681 ▲0.75 % DOW 52,360 ▲0.28 % NASDAQ 26,215 ▲1 % NAFTA 102.77 ▼0.48 % ARI 4,034 ▲0.64 % S&P 500 7,681 ▲0.75 % DOW 52,360 ▲0.28 % NASDAQ 26,215 ▲1 % NAFTA 102.77 ▼0.48 % ARI 4,034 ▲0.64 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Bota

PARIS – Macron: Anormale që Franca ndodhet në këtë gjendje trazirash gjashtë muaj para presidencialeve

PARIS, 26 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi sot se është anormale që, gjashtë muaj para zgjedhjeve presidenciale, vendi ynë të jetë në këtë gjendje trazirash duke bërë thirrje që skenat e kaosit të parë më 17 tetor në qytete të shumta të mos përsëriteshin kurrë.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë të vendosur”, tha ai gjatë një vizite në Marsejë, para anëtarëve të forcave të sigurisë, të cilët i falënderoi për përpjekjet e tyre.

“Nëse e bëjmë punën tonë mirë së bashku, kjo është një lëvizje që do të qetësohet sepse do të përmbushim pritjet legjitime dhe sepse rendi do të ruhet”, theksoi ai.

Macron vlerësoi se edhe e shtuna e ardhshme do të jetë sërish një ditë me rrezik, për shkak të protestave të paralajmëruara.

Ai bëri të ditur se itineraret e demonstratave do të mbeten jashtë qendrave të qyteteve, me qëllim mbrojtjen e rendit

Presidenti, i cili vizitoi sot bashkinë e Marsejës, godinë që ishte pushtuar për një kohë të shkurtër nga protestuesit më 17 tetor, pranoi se autoritetet nuk e kishin parashikuar aspak atë ditë mobilizimi dhe se forcat e policisë nuk ishin angazhuar në numër dhe përmasa të përshtatshme me situatën./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.