Me informacion nga policia maqedonase, në Francë sekuestrohen 68 kilogramë kokainë në kamionin e një 44-vjeçari
Droga u gjet në pikëpagesën Fonten, në mjetin e transportit që drejtonte shtetasi maqedonas M.F. (44). Aksioni është i dyti ndërkombëtar brenda një muaji, pas sekuestrimit të 324 kilogramëve marihuanë në bashkëpunim me policinë greke.
Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm ndërkombëtar policor dhe shkëmbimit në kohë të informacioneve operative nga Byroja për Siguri Publike pranë MPB-së, në territorin e Francës, në pikëpagesën Fonten, janë sekuestruar 68 kilogramë kokainë, të gjetur në një mjet motorik transporti që drejtohej nga shtetasi maqedonas M.F., 44 vjeç.
Sipas raportimit të Centar.mk, sekuestrimi është rezultat i informacioneve operative të siguruara nga Departamenti i Policisë Kriminalistike, përkatësisht Njësia për Tregti të Palejuar me Drogë, të cilat përmes Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe Europolit u janë përcjellë organeve kompetente franceze.
Ky është aksioni i dytë i suksesshëm ndërkombëtar brenda një muaji, pas bashkëpunimit të mëparshëm me policinë greke, i cili rezultoi me sekuestrimin e 324 kilogramëve marihuanë.
Nga MPB-ja theksojnë se këto rezultate e konfirmojnë efikasitetin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Ministrisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe tregtisë së palejuar me drogë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.