☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,681 ▲0.75%
DOW 52,360 ▲0.28%
NASDAQ 26,215 ▲1%
NAFTA 102.77 ▼0.48%
ARI 4,034 ▲0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,907 ▼ -0.91% ETH $2,313 ▼ -1.48% XRP $1.2890 ▼ -0.99% SOL $101.2000 ▼ -0.41%
S&P 500 7,681 ▲0.75 % DOW 52,360 ▲0.28 % NASDAQ 26,215 ▲1 % NAFTA 102.77 ▼0.48 % ARI 4,034 ▲0.64 % S&P 500 7,681 ▲0.75 % DOW 52,360 ▲0.28 % NASDAQ 26,215 ▲1 % NAFTA 102.77 ▼0.48 % ARI 4,034 ▲0.64 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Rriten tensionet para protestave të 31 tetorit, Macron paralajmëron për rreziqe

– Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi sot se e shtuna e ardhshme, 31 tetori, mbetet një ditë me rrezik të lartë për shkak të protestave të paralajmëruara në vend, ndërsa qeveria po përgatit masa për t’iu përgjigjur pakënaqësive sociale, sipas “Reuters”.

Gjatë një vizite në Marsejë, Macron tha se autoritetet duhet të trajtojnë kërkesat e protestuesve, duke theksuar se qeveria do të shpallë masa të reja për të sjellë ndryshime në një afat të shkurtër.

Protestat, që fillimisht u nxitën nga pakënaqësitë e studentëve për financimin e arsimit dhe pabarazitë në sistemin e pranimit në universitete, janë zgjeruar duke përfshirë sindikata dhe aktivistë të lëvizjes së “Jelekë Verdhët”.

Protestuesit kundërshtojnë gjithashtu rritjen e kostos së jetesës dhe përkeqësimin e shërbimeve publike.

Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, paralajmëroi gjithashtu për mundësinë e incidenteve të reja gjatë protestave të 31 tetorit.

Sipas tij, autoritetet presin një fundjavë të vështirë, pavarësisht masave të shtuara të sigurisë.

Për demonstratat e së shtunës së kaluar, autoritetet franceze angazhuan rreth 70 000 efektivë policie në të gjithë vendin.

Ministria e Brendshme raportoi 1 435 arrestime, ndërsa në disa qytete u shënuan përplasje dhe incidente të izoluara.

Macron pranoi se autoritetet nuk e kishin parashikuar shkallën e mobilizimit dhe të dhunës gjatë protestave të 17 tetorit.

Ai kritikoi gjithashtu përdorimin e rrjeteve sociale për të nxitur pjesëmarrjen në akte dhune dhe grabitje.

Ndërkohë, sindikatat kanë bërë thirrje për protesta të tjera më 31 tetor dhe për një mobilizim kombëtar më 5 nëntor, duke kërkuar përgjigje konkrete për pagat, koston e jetesës dhe shërbimet publike.

Qeveria franceze po zhvillon konsultime me përfaqësues të studentëve dhe sindikatave, me synimin për të ulur tensionet dhe për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të javëve të fundit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.