OKB – Abbas: Politikat izraelite kërcënojnë jetën dhe ekzistencën e palestinezëve
NJU JORK, 24 shtator/ATSH-AFP/ – Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, deklaroi sot në Organizatën e Kombeve të Bashkuara se politikat e Izraelit nuk po rrezikojnë më vetëm zgjidhjen me dy shtete, por tashmë kërcënojnë edhe “vetë jetën dhe ekzistencën” e popullit palestinez.
“Rreziku nuk kufizohet më vetëm në minimin e zgjidhjes me dy shtete dhe pengimin e krijimit të shtetit palestinez. Ai tashmë ka arritur në atë pikë sa kërcënon vetë jetën dhe ekzistencën e popullit palestinez në tokën e tij të lindjes”, deklaroi Abas.
Presidenti i Autoritetit Palestinez i bëri këto komente përmes një videoje të regjistruar paraprakisht, e cila u transmetua gjatë fjalimit të tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Abasi e paraqiti politikën izraelite si një kërcënim që shkon përtej pengimit të zgjidhjes me dy shtete, duke e lidhur atë me mbijetesën dhe të ardhmen e popullit palestinez në territorin e tij./ /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.