Tiranë 33°C · Pjesërisht vranët 14 August 2026
S&P 500 7,781 ▼0.22%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,663 ▼0.52%
NAFTA 81.71 ▲0.57%
ARI 4,445 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
₿ CRYPTO
BTC $62,966 ▼ -1.16% ETH $1,882 ▼ -0.42% XRP $1.0083 ▲ +0.18% SOL $75.7000 ▼ -0.54%
S&P 500 7,781 ▼0.22 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,663 ▼0.52 % NAFTA 81.71 ▲0.57 % ARI 4,445 ▲0.55 % S&P 500 7,781 ▼0.22 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,663 ▼0.52 % NAFTA 81.71 ▲0.57 % ARI 4,445 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
14 Aug 2026
Breaking
Arte

“Onufri” drejt transformimit digjital, vizitorët provojnë eksperienca interaktive me VR/XR

Historia dhe teknologjia janë bashkuar në Berat në një eksperiencë të veçantë që fton vizitorët ta zbulojnë trashëgiminë kulturore në një këndvështrim të ri.

Përmes teknologjive VR/XR dhe inteligjencës artificiale, pasuritë e qytetit janë sjellë më pranë publikut, duke e kthyer eksplorimin e kulturës në një përvojë interaktive dhe bashkëkohore.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se “kjo eksperiencë e veçantë solli për publikun një mënyrë të re për të zbuluar dhe përjetuar kulturën, përmes ndërthurjes së historisë me teknologjitë VR/XR, inteligjencën artificiale dhe mjete të tjera digjitale”.

Sipas tij, vizitorët u bënë pjesë e një rrëfimi interaktiv, duke eksploruar nga një këndvështrim i ri pasuritë kulturore dhe historinë e qytetit.

“E zhvilluar nga Kultura Digjitale në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”, kjo nismë hap një perspektivë të re për mënyrën se si trashëgimia kulturore mund të ruhet, interpretohet dhe përcillet, duke krijuar një lidhje më të afërt mes saj dhe brezave të rinj”, theksoi Gonxhja.

Drejtori i Qendrës Muzeore Berat, Miklor Pasku tha sot për ATSH-në se “në Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”, ka nisur faza e prezantimit dhe testimit të një iniciative inovative që sjell një dimension të ri në përjetimin e trashëgimisë kulturore. Berati është qyteti i parë në Shqipëri që mirëpret eksperienca të tilla interaktive në një muze, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt transformimit digjital të institucioneve kulturore”.

Sipas tij, kjo nismë teknologjike synon të eksplorojë mënyra të reja për interpretimin dhe prezantimin e trashëgimisë kulturore përmes inovacionit, duke e bërë historinë më të aksesueshme dhe më ndërvepruese për çdo vizitor.

“Nisma është në fazë testimi dhe vizitorët kanë mundësinë të provojnë eksperiencën VR me Ava, ciceronen digjitale, si edhe të bashkëbisedojnë me Onufrin përmes pikturës interaktive, duke e kthyer vizitën në muze në një eksperiencë të gjallë dhe të personalizuar”, tha Pasku.

Një turist italian shprehet se “vij nga Roma dhe provova këtë eksperiencë interesante, origjinale, ishte emocionuese të shikoje se si “digjitalja” lidhet me realitetin, madje dhe mendoj një mënyrë për të përfshirë më shumë të rinjtë dhe për ti afruar me artin në një mënyrë ndryshe dhe për të provuar një eksperiencë tepër të bukur”.

Muzeu i Ikonografisë “Onufri” është organizuar në ambientet e kishës “Fjetja e Shën Marisë”, në Kalanë e Beratit, prej 27 shkurtit të vitit 1986. Muzeu mban emrin e Onufrit, kryemjeshtrit të pikturës ikonografike shqiptare në shekullin XVI.

Katedralja, sipas mbishkrimeve që mbart, rezulton të jetë rindërtuar në vitin 1797 mbi themelet e një kishe më të vjetër të periudhës bizantine. Ajo përfaqëson një nga arkitekturat më tipike pasbizantine në qytetin e Beratit. Koleksioni i muzeut përbëhet nga 196 ikona dhe objekte liturgjike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.