⛅
Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,785 ▼ -0.27% ETH $2,233 ▼ -0.51% XRP $1.1606 ▼ -1.75% SOL $89.2700 ▼ -1.32%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Operacion kundra lojërave të fatit në Fushë-Krujë, arrestohen 3 persona mes tyre një polic

Tre persona, mes tyre një punonjës i Policisë së Shtetit, janë arrestuar këtë të mërkurë në kuadër të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, i zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Sipas AMP-së, në pranga ka rënë Lutfi Dervishi, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet në zonën e Fushë-Krujës. Ai dyshohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, hetuesit sekuestruan 119 fishekë të kalibrit 9 mm.

Në kuadër të të njëjtit operacion u arrestuan edhe Sabah Stafuka dhe Fatmir Stafuka, banues në Arrameras të Fushë-Krujës. Ata akuzohen për “Organizimin ose ushtrimin e veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, si edhe për “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve”.

Nga kontrollet në ambientet e dyshuara për aktivitet të paligjshëm, AMP sekuestroi katër pajisje elektronike të dyshuara se përdoreshin për lojëra fati, dy serverë kompjuterikë, një pajisje DVR, tre telefona celularë, si dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike të ndara në disa doza, me peshë totale mbi 6.6 gramë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën të ditur se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe verifikimin e çdo rasti të mundshëm të favorizimit apo mosveprimit nga punonjës të strukturave ligjzbatuese.

Në reagimin e saj, AMP thekson se mbetet e angazhuar për zbatimin e ligjit me standard të barabartë për të gjithë dhe me tolerancë zero ndaj çdo punonjësi që përfshihet ose mbështet veprimtari të kundërligjshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.