☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,807 ▲ +0.11% ETH $2,235 ▲ +0.27% XRP $1.1625 ▼ -1.84% SOL $89.6900 ▼ -0.54%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

Operacioni “Lightning” në Lezhë/ Zbulohet shtëpia e barit me 5 ambiente kultivimi, arrestohen dy persona

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Lightning”, pas një hetimi disa-javor dhe ka zbuluar një shtëpi bari në fshatin Velë si dhe dy parcela me kanabis.

Gjatë operacionit u zbuluan 5 ambiente të përshtatura për kultivimin e Cannabis Sativa, ndërsa u arrestuan në flagrancë dy persona të dyshuar si autorë të kësaj veprimtarie kriminale.

Në pranga ranë M. F., 39 vjeç, banues në fshatin Velë dhe pronar i banesës ku ishte ngritur aktiviteti i paligjshëm, si dhe A. M., 27 vjeç, banues në Ishull Shëngjin.

Sipas policisë, në një prej ambienteve të banesës ishin kultivuar 119 bimë narkotike, me anë të llambave dhe pajisjeve të posaçme që furnizoheshin përmes lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Dy ambiente të tjera të banesës ishin përgatitur për të njëjtin qëllim.

Gjatë kontrolleve në terren u zbuluan gjithashtu edhe dy parcela pranë banesës, ku ishin kultivuar 55 bimë të tjera Cannabis Sativa, të cilat dyshohet se ishin mbajtur nga dy të arrestuarit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 armë gjahu, një sasi lënde të dyshuar narkotike, pajisje elektrike të përdorura për kultivim në ambiente të mbyllura, një automjet dhe 18 aparate celularë. Në banesën e 27-vjeçarit u gjetën edhe 16 celularë të tjerë, për të cilët vijojnë hetimet për të përcaktuar mënyrën e sigurimit dhe përdorimin e tyre.

Në kuadër të hetimeve, Policia ka referuar materialet në Prokurori edhe për katër punonjës të OShEE-së, ndaj të cilëve ka nisur procedim penal për veprat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv”.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.