☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.43 ▼1.31%
ARI 4,046 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,132 ▼ -1.64% ETH $2,323 ▼ -1.83% XRP $1.2909 ▼ -2.79% SOL $100.3800 ▼ -2.49%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.43 ▼1.31 % ARI 4,046 ▼0.14 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.43 ▼1.31 % ARI 4,046 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka rinisur me tensione, ku deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar të mbajnë të bllokuar foltoren, ndërsa kanë ndezur flakadanë dhe tymuese. Për pasojë, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi kalimin në votim të projektligjeve, pa diskutim. I pranishëm në seancë ndodhet edhe kryeministri Edi Rama.

“Është shkelje e rëndë e rregullores ajo që po bëni, kërkojmë kalimin menjëherë në votim”, tha Balla.

Propozimi për ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin në votim u miratua me 84 vota pro dhe 1 kundër. Pas këtij vendimi, mazhoranca vijoi procedurën për miratimin e projektligjeve pa debat parlamentar, mes tymueseve dhe flakadanëve. Mes të tjerave, u miratua në parim me 84 vota pro edhe projektligji për Bankën e Shqipërisë.

Tensionet u shoqëruan edhe me masa disiplinore ndaj disa deputetëve të opozitës. Xhelal Mziu u përjashtua nga seanca, ndërsa u vendos përjashtimi edhe i deputetëve Himçi, Kaso dhe Nallbati.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.