☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,008 ▲ +0.58% ETH $2,269 ▲ +0.76% XRP $1.2522 ▲ +0.33% SOL $95.0600 ▼ -0.76%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Opozita kërkon seancën sonte, VV e quan “shfaqje teatrale”

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca janë mbledhur të premten në ndërtesën e Kuvendit, duke kërkuar që seanca konstituive të vazhdojë sonte, para përfundimit të afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se partitë opozitare synojnë t’i mbledhin nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në orën 22:30.

Në anën tjetër, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i ka cilësuar këto zhvillime si “shfaqje teatrale”, duke argumentuar se zgjidhja e situatës duhet të kërkohet përmes një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit.

“Kosova nuk ka nevojë për shfaqje teatrale dhe spektakël të mesnatës, por për marrëveshje për presidentin. Vendi po përballet me pamundësinë e zgjedhjes së presidentit për shkak të refuzimit të opozitës për bashkëpunim”, tha Rrustemi për Kosovapress.

Ai u ka bërë thirrje partive politike që të ulen në tryezë dhe të dakordohen për një president konsensual.

“Sot, nesër e sa më parë partitë politike duhet të dakordohen për president konsensual jashtëpartiak. Vetëm dakordimi për presidentin e tejkalon krizën dhe mundëson stabilitet. Ne i ftojmë edhe tani të tri partitë politike shqiptare që të ulemi e të dakordohemi për presidentin”, deklaroi Rrustemi.

Ndërkohë, nga oborri i Kuvendit, deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, i ka bërë thirrje subjektit të parë parlamentar që ta mundësojë vazhdimin e seancës konstituive gjatë së premtes.

“Dola këtu për t’i bërë një ftesë publike subjektit më të madh të Kuvendit të Kosovës për ta thirrur seancën ose vazhdimin e seancës konstituive me qëllim që Kuvendi i Kosovës të konstituohet sonte, brenda afateve kushtetuese”, tha Lushaku-Sadriu.

Ajo ka vlerësuar se situata aktuale po e pengon funksionalizimin e institucioneve dhe ushtrimin e mandatit të deputetëve.

“Vërtetë është për keqardhje që sillet institucioni më i lartë legjislativ në vend në një pozitë të tillë ku sfidohet edhe kushtetutshmëria edhe funksionaliteti, pamundësohet puna e deputetëve për çka kemi marrë legjitimitet për të përfaqësuar qytetarët në institucionin më të lartë të Republikës”, deklaroi ajo.

Lushaku-Sadriu tha se deputetët e LDK-së janë të gatshëm të marrin pjesë në seancë, pavarësisht zhvillimeve politike.

“Prandaj, është e papranueshme që konstituimi i Kuvendit të Kosovës të mos ndodhë sonte. Ne si deputetë të LDK-së jemi këtu dhe po presim ftesën që kurdo që thirret seanca të bëjmë konstituimin e Kuvendit dhe të fillojmë funksionalitetin e institucioneve”, tha ajo.

“Pavarësisht marrëveshjeve politike, është obligimi ynë që t’i japim Kosovës institucione”, shtoi deputetja e LDK-së.

Edhe PDK-ja ka kundërshtuar caktimin e vazhdimit të seancës për të shtunën, duke e akuzuar LVV-në dhe kryetarin e saj, Albin Kurtin, për cenim të rendit kushtetues.

“Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj për shkeljen e radhës të rendit kushtetues nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila sot refuzoi të respektojë afatin e përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Sipas PDK-së, afati për konstituimin e Kuvendit përfundon sonte dhe caktimi i vazhdimit të seancës pas këtij afati përbën, sipas saj, shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Ky afat përfundon sonte. Në vend të respektimit të këtij detyrimi kushtetues, shumica parlamentare zgjodhi ta shpërfillë vendimin e Gjykatës dhe, përmes deputetit më të vjetër si kryesues i seancës solemne, e caktoi vazhdimin e seancës për nesër, pasi afati të ketë skaduar”, ka deklaruar PDK-ja.

Partia e ka cilësuar këtë veprim si “precedent të rrezikshëm” për shtetin ligjor.

“Askush nuk mund ta vendosë veten mbi Kushtetutën dhe aq më pak ata që kanë detyrimin e parë ta mbrojnë dhe ta zbatojnë atë”, thuhet në reagim.

PDK ka drejtuar kritika edhe ndaj Kurtit, duke pretenduar se ai po e vendos interesin partiak mbi atë shtetëror.

“Për fat të keq, edhe një herë po dëshmohet se Albin Kurti e ka vendosur vullnetin partiak mbi Kushtetutën e Republikës dhe interesin partiak mbi interesin shtetëror”, thuhet në reagim.

Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës ka njoftuar deputetët se vazhdimi i seancës konstituive është caktuar për të shtunën në orën 11:00. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.