☁️
Tiranë 23°C · Vranët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,639 ▼0.23%
DOW 52,489 ▼0.16%
NASDAQ 26,310 ▼0.09%
NAFTA 101.66 ▲1.61%
ARI 4,354 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $78,792 ▲ +1.95% ETH $2,527 ▲ +0.88% XRP $1.4270 ▲ +5.45% SOL $102.8500 ▲ +1.86%
S&P 500 7,639 ▼0.23 % DOW 52,489 ▼0.16 % NASDAQ 26,310 ▼0.09 % NAFTA 101.66 ▲1.61 % ARI 4,354 ▼1.25 % S&P 500 7,639 ▼0.23 % DOW 52,489 ▼0.16 % NASDAQ 26,310 ▼0.09 % NAFTA 101.66 ▲1.61 % ARI 4,354 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Europa

Orban mungon në takimin e BE-së, Samiti i 23-24 prillit do të ishte i fundit për kryeministrin në largim të Hungarisë

Zyrtarë në Bruksel bënë me dije se kryeministri në largim i Hungarisë, Viktor Orban do të mungojë në takimin informal të Këshillit Evropian që mbahet më 23-24 prill në Qipro. Orban pësoi humbje të thellë në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës, të cilat i dhanë fund mandatit të tij 16-vjeçar si kryeministër.

Ai ishte planifikuar të merrte pjesë në takimin dyditor, gjatë të cilit liderët e vendeve anëtare do të diskutojnë krizën në Lindjen e Mesme dhe buxhetin e ardhshëm shtatëvjeçar të bllokut.Udhëheqësi nacionalist do të qëndrojë si kryeministër i përkohshëm i vendit derisa rivali i tij Peter Magyar të marrë pushtetin në muajin maj.

Në përputhje me rregullat e Këshillit Evropian, Orban do të përfaqësohet në takim nga një udhëheqës tjetër i një vendi anëtar. Aleati i tij, kryeministri sllovak Robert Fico, ka gjasa ta marrë këtë rol.

Deri në humbjen e tij të dielën, Orban ishte anëtari më jetëgjatë i Këshillit Evropian, duke marrë pjesë në takime të shumta që nga marrja e detyrës në vitin 2010. Vendimi i tij për të mos marrë pjesë në takimin e Qipros do të thotë se samiti i tij i fundit ishte ai i marsit, ku ai u kritikua ashpër për veton ndaj kredisë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën.

Gjatë atij samiti, Presidenti i Këshillit Antonio Costa tha se sjellja e Orban ishte krejtësisht e papranueshme. Sipas traditës në samitet e Bashkimit Evropian, liderët që largohen përcillen nga kolegët shpesh me një dhuratë simbolike. Ky gjest shërben si vlerësim për kontributin e tyre në proceset vendimmarrëse të BE-së dhe si një lamtumirë institucionale.

/rtsh.al/

The post Orban mungon në takimin e BE-së, Samiti i 23-24 prillit do të ishte i fundit për kryeministrin në largim të Hungarisë  appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.