Kronika

OSHEE: Asnjë përgjegjësi për shpërthimin në Ballsh

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar pas akuzave të kompanisë amerikane që administron rafinerinë e Ballshit, se mungesa e energjisë elektrike ka qënë një ndër shkaktarët e incidentit që rezultoi me pasojë vdekjen.
Në reagimin e tij Operatori ka saktësuar se kjo kompani nuk furnizohet nga OSHEE pasi e blen energjinë në treg të hapur.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë sqaron se nuk mban asnjë përgjegjësi për avaritë e rrjetit të rafinerisë, përfshirë edhe nënstacionin e Ballshit, madje OST më herët i ka tërhequr vëmëndjen kompanisë amerikane për kushtet kritike të rrjetit të saj.
Ndërsa krahason oraret e mungesës së energjisë elektrike dhe kohës kur ka ndodhur incidenti në rafineri, OSHEE thotë se energjia elektrike ka qënë vetëm problem i rrjetit të brendshëm të kompanisë, duke hequr çdo përgjegjësi që rëndon mbi të.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button