☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 03 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 101.94 ▲0%
ARI 4,645 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
₿ CRYPTO
BTC $78,797 ▲ +0.08% ETH $2,323 ▼ -0.14% XRP $1.3918 ▼ -0.19% SOL $84.1000 ▼ -0.57%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▲0 % ARI 4,645 ▲0 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▲0 % ARI 4,645 ▲0 %
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
03 May 2026
Breaking
Ekonomia

OSHEE importoi 4.8 mln euro energji këtë muaj, skualifikohen Kurum dhe Devolli Hydropower

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bleu këtë muaj 124,560 MWh energji në tregun e parregulluar me vlerë 4.8 milionë euro. OSHEE shmangu nga faza e parë e garës kompanitë vendase të prodhimit të energjisë Kurum International dhe Devoll Hydropower, ndaj të cilave bleu energji muajin e kaluar.

Sipas deklaratës zyrtare për median, OSHEE ka sqaruar se operatorët vendas u skualifikuan në fazën e parë të garës për shkak të çmimeve jokonkurruese.

OSHEE njoftoi se me përfundimin e fazës së parë të negocimit me qëllim blerjen e energjisë elektrike të planifikuar, komisioni përcaktoi se shoqeritë që do të kalonin në fazën e dytë të negocimit për shkak të çmimit të ulët do të ishin  AXPO Beograd doo, NOA Energy Trade, GSA sh.p.k, EFT AG, GEN-I Tirana.

Çmimi mesatar i blerjes së energjisë ishte 38.7 euro për megavatorë. Duket se këtë herë, OSHEE ka bërë pazar të mbarë për blerjen e energjisë, pasi çmimi i produktit në Bursën e Hungarisë, e cila merret si referencë, ka arritur dje 42 euro në oraret bazë dhe mbi 51 euro në pik.

Por kompania publike e shpërndarjes së energjisë, OSSHE pritet që shumë shpejt të çlirohet nga detyrimi për të furnizuar konsumatorët e mëdhenj me energji elektrike. Pasi deri në fillim të vitit që vjen duhet të furnizohen në tregun e lirë të energjisë mbi 6200 biznese konsumatorë nga rrjeti 35 dhe 20 kilovolt i energjisë.

Operatori i Shpërndarjes shpenzoi për importet e energjisë 88 milionë euro gjatë 2015.

Vlera mujore e importit ishte 7 milionë euro. Shpenzimet më të larta për importe u shënuan në muajt janar dhe shkurt përkatësisht me 11.6 dhe 10.1 milionë euro, ndërsa vlerat më të ulëta në muajt maj dhe qershor respektivisht, me 3.8 dhe 4.7 milionë euro.

Modeli aktual i tregut të energjisë e detyron OSHEE të importojë nga jashtë energji për të mbuluar humbjet e energjisë në rrjet. Por duke qenë se niveli i tyre është reduktuar ndjeshëm, kjo ka sjellë edhe uljen e shpenzimeve të OSHEE për import.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.