☁️
Tiranë 20°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,235 ▼1.21%
DOW 49,390 ▼1.61%
NASDAQ 24,155 ▼1.12%
NAFTA 83.35 ▲1.26%
ARI 3,683 ▼1.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $62,770 ▼ -0.53% ETH $1,771 ▲ +0.16% XRP $0.9694 ▼ -0.95% SOL $73.8300 ▲ +0.27%
S&P 500 7,235 ▼1.21 % DOW 49,390 ▼1.61 % NASDAQ 24,155 ▼1.12 % NAFTA 83.35 ▲1.26 % ARI 3,683 ▼1.58 % S&P 500 7,235 ▼1.21 % DOW 49,390 ▼1.61 % NASDAQ 24,155 ▼1.12 % NAFTA 83.35 ▲1.26 % ARI 3,683 ▼1.58 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Bota

BERLIN – Rutte: Samiti Trump-Putin-Xi i rëndësishëm për sigurinë globale

BERLIN, 19 nëntor /ATSH-DPA/ – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka cilësuar të rëndësishëm samitin tripalësh mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit kinez Xi Jinping, të zhvilluar në kuadër të samitit të APEC-ut në Shenzhen.

I pyetur nëse ishte i shqetësuar nga fakti që presidenti Trump e quajti Putinin ”mik”, Rutte u përgjigj negativisht.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë fuqi të mëdha bërthamore, ndërsa Kina po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një fuqi të tillë.

Sipas tij, është krejtësisht normale që udhëheqësit e këtyre vendeve të takohen dhe të përpiqen të gjejnë mënyrat më të mira për të ecur përpara në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Rutte vlerësoi gjithashtu përpjekjet e vazhdueshme të Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke i cilësuar ato si përpjekje të jashtëzakonshme.

Ai deklaroi se mund ta përgëzonte presidentin amerikan për angazhimin e tij në kërkimin e një zgjidhjeje paqësore.

Gjatë takimit në Shenzhen, presidenti Trump e përshëndeti ngrohtësisht Putinin, duke e quajtur ”miku im”.

Ndërkohë, presidenti amerikan ka shtuar presionin ndaj Ukrainës për të arritur përfundimin e luftës, e cila nisi me pushtimin rus, ndërsa paralelisht po kërkon marrëveshje ekonomike me Moskën, përfshirë blerjen e naftës diezel ruse.

Deklaratat e Rutte vijnë në një moment delikat për sigurinë ndërkombëtare, kur marrëdhëniet mes fuqive të mëdha dhe e ardhmja e luftës në Ukrainë mbeten ndër çështjet kryesore të diplomacisë globale./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.