🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 85.43 ▲2.09%
ARI 3,705 ▲3.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $61,828 ▲ +1.78% ETH $1,731 ▲ +1.79% XRP $0.9786 ▲ +2.63% SOL $73.3400 ▲ +3.59%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 85.43 ▲2.09 % ARI 3,705 ▲3.94 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 85.43 ▲2.09 % ARI 3,705 ▲3.94 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
Arte

Pajtoni “aktor” në 16 filma të Kinostudios, çelet ekspozita e përhershme në Arkivin e Filmit

Në mjediset e brendshme të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, u çel sot ekspozita e përhershme me protagonist kryesor pajtonin i cili ka qenë pjesëmarrës në 16 filma, prodhime të Kinostudios “Shqipëria e re”.

Ky pajton mund të shihet në shumë produksione filmike, duke nisur që nga filmi “Debatiku”, i Hysen Hakanit (1961) e deri te filmi i regjisorit Saimir Kumbaro, “Historiani dhe kameleonët” (1988). Për të parë pajtonin “aktor” siç e cilëson drejtori i AQSHF, Eljan Tanini, të apasionuarit e kinematografisë shqiptare do të mund të vizitojnë këtë ekspozitë të përhershme prej orës 8:30 te mëngjesit e deri në 16:30.

Pajtoni, i ruajtur në AQSHF prej të paktën 65 vjetësh, ka qenë pjesë e këtyre filmave:

  • “Debatik”, Hysen Hakani, 1961.
  • “Oshëtimë në bregdet”, Hysen Hakani, 1966.
  • “Shtigje lufte”, Piro Milkani, 1974.
  • “Rrugicat që kërkonin diell”, Rikard Ljarja dhe Saimir Kumbaro, 1975.
  • “Tingujt e luftës”, Xhanfise Keko, 1976.
  • “Pas gjurmëve”, Xhanfise Keko, 1978.
  • “Nusja dhe shtetrrethimi”, Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro, 1978.
  • “Nga mesi i errësirës”, Kristaq Dhamo, 1978.
  • “Përtej mureve të gurta”, Gëzim Erebara, 1979.
  • “Pas vdekjes”, Kujtim Çashku, 1980.
  • “Në prag të lirisë”, Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro, 1981.
  • “Një natë pa dritë”, Gëzim Erebara, 1981.
  • “Qortimet e vjeshtës”, Kristaq Dhamo, 1981.
  • “Rruga e lirisë”, Esat Musliu, 1982.
  • “Vendimi”, Kristaq Dhamo, 1984.
  • “Historiani dhe kameleonët”, Saimir Kumbaro, 1988.

Ekspozita synon të sjellë më pranë publikut një pjesë të veçantë të historisë së kinematografisë shqiptare, duke dëshmuar se trashëgimia filmike nuk ruhet vetëm përmes filmave, por edhe përmes objekteve autentike që kanë qenë pjesë e tyre. Pajtoni, i cili për dekada ka qenë një “aktor” i pazakontë në ekranin shqiptar, vjen tashmë si një dëshmi e gjallë e historisë së Kinostudios “Shqipëria e Re” dhe një ftesë për brezat e rinj për të zbuluar nga afër këtë pasuri të kinematografisë kombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.