🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 85.43 ▲2.09%
ARI 3,705 ▲3.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $61,828 ▲ +1.78% ETH $1,731 ▲ +1.79% XRP $0.9786 ▲ +2.63% SOL $73.3400 ▲ +3.59%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 85.43 ▲2.09 % ARI 3,705 ▲3.94 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 85.43 ▲2.09 % ARI 3,705 ▲3.94 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
Bota

UKRAINË – Zelensky: Anijet ruse që transportojnë armë janë objektiva legjitime edhe jashtë zonës së luftës

KIEV, 27 nëntor /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbrojtur sulmet e Ukrainës ndaj anijeve ruse edhe jashtë zonës së drejtpërdrejtë të luftimit, duke deklaruar se Kievi koordinon paraprakisht veprimet me vendet që mund të preken nga këto operacione.

Në një intervistë për transmetuesin britanik BBC, të publikuar sot, presidenti Zelensky tha se forcat e armatosura ukrainase nuk kanë kryer asnjë sulm të tillë pa u konsultuar më parë me partnerët ndërkombëtarë. Sipas tij, përpara operacioneve zhvillohen kontakte diplomatike me shtetet përkatëse.

Deklarata vjen pas fundosjes së anijes luftarake ruse “Merkury”, e cila u godit nga dronë detarë ukrainas në portin libian të Bengazit, në Mesdhe. Sulmi ka ngritur pikëpyetje lidhur me përputhshmërinë e tij me të drejtën ndërkombëtare.

Italia e kritikoi operacionin, duke e cilësuar si shkelje të sovranitetit të Libisë, një vend që vijon të jetë i dobësuar nga lufta civile.

Megjithatë, Zelensky e justifikoi ndërhyrjen edhe jashtë territorit ku zhvillohen luftimet. Ai e cilësoi anijen “Merkury” një objektiv plotësisht të ligjshëm, duke argumentuar se Ukraina nuk mund të lejojë që anijet ruse të përdoren për sulme apo transportimin e armëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake.

Gjatë intervistës, presidenti ukrainas akuzoi gjithashtu Rusinë se po përpiqet të ndajë vendin përmes sulmeve ndaj urave mbi lumin Dnipro. Ai paralajmëroi se Kievi po përballet me një dimër të vështirë dhe se Ukraina do ta mbrojë kryeqytetin me të gjitha mjetet në dispozicion.

“Ne kemi nevojë për kryeqytetin tonë. Pa një kryeqytet, nuk ke një shtet”, deklaroi Zelensky, duke theksuar rëndësinë strategjike dhe simbolike të mbrojtjes së Kievit.

Një tjetër çështje e trajtuar në intervistë ishte shërbimi i internetit satelitor “Starshield”, kufizimi i të cilit është lehtësuar pjesërisht. Zelensky tha se shërbimi tashmë funksionon me shpejtësi të plotë në territoret e kontrolluara nga Ukraina, por jo në zonat e pushtuara nga Rusia.

Sipas tij, në këto territore Ukraina nuk mund të rrëzojë dronët rusë reaktivë që hyjnë në hapësirën e saj, çka e bën më të ndërlikuar rikthimin e plotë të këtij shërbimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.