Vdes Filippos Tsalidis, ish-deputeti i Ksanthis dhe ish-drejtuesi i TRAINOSE-s që kishte paralajmëruar për sigurinë e hekurudhave
Ish-deputeti i Demokracisë së Re kishte dëshmuar edhe në hetimin kryesor për tragjedinë e Tempit; ende nuk dihen rrethanat e vdekjes
Ka ndërruar jetë Filippos Tsalidis, ish-deputeti i Ksanthis me Demokracinë e Re dhe ish-drejtori ekzekutiv i TRAINOSE-s, siç njofton gazeta greke Efsyn.
Tsalidis kishte paralajmëruar që në vitin 2021 për gjendjen dhe problemet e sigurisë së rrjetit hekurudhor grek, ndërsa kishte dëshmuar edhe në kuadër të hetimit kryesor për tragjedinë e Tempit.
Gjatë karrierës së tij profesionale dhe politike, ai kishte mbajtur një sërë postesh të rëndësishme në administratën publike dhe në sektorin e transportit, me stacionin më të rëndësishëm mandatin si drejtor ekzekutiv i TRAINOSE-s.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera për rrethanat e vdekjes së tij, sipas xanthinews.gr, të cituar nga Efsyn.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.