🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,666 ▼ -1.25% ETH $2,370 ▼ -1.16% XRP $1.2816 ▼ -2.87% SOL $101.7000 ▼ -2.27%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Politika

Paketa e Maleve/Rama: Ligji është për shqiptarët dhe jo oligarkët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale ndaj kritikave që kanë shoqëruar miratimin e ligjit të njohur si “Paketa e Maleve”, duke hedhur poshtë tezën se ai favorizon investitorë të mëdhenj, oligarkë apo shtetas të huaj.

Në një postim të gjatë, duke iu referuar edhe Chatgpt thekson se ligji ka si objektiv kryesor formalizimin e pronësisë për banorët e zonave malore që prej dekadash posedojnë dhe punojnë tokën e trashëguar, por për shkak të trashëgimisë historike nuk kanë mundur ta regjistrojnë atë.

“Shumica e kritikave për ‘Paketën e Maleve’ nisen nga ideja se ligji u krijua për investitorë të mëdhenj, të huaj ose ‘oligarkë’. Nëse lexohet ligji, këto teza nuk qëndrojnë”, shkruan Rama.

Duke iu përgjigjur pretendimeve se ligji është hartuar për oligarkë, kryeministri nënvizon kushtin themelor të ligjit: posedimi faktik i tokës për të paktën 10 vjet.

“Një oligark nuk ka nevojë për një ligj që kërkon të provosh posedimin faktik të tokës për të paktën 10 vjet. Paketa e Maleve nuk u krijon një rrugë të re investitorëve të mëdhenj; ajo krijon një rrugë për njerëzit që prej dekadash jetojnë mbi një truall të trashëguar pa mundur ta formalizojnë atë”, thekson ai.

Rama përmend zona të tilla si Thethi, Vermoshi, Zagoria, Lunxhëria dhe Mokra, ku shumë familje kanë punuar tokën për breza, por për shkak të periudhës komuniste dhe problemeve të tranzicionit, nuk disponojnë titull pronësie.

“Nëse një familje në Theth, Vermosh, Zagori, Lunxhëri apo Mokër ka punuar tokën e trashëguar prej brezash, por nuk ka një titull pronësie për shkak të historisë së ndërlikuar të regjimit komunist, tranzicionit dhe legjislacionit ekzistues të tokës, atëherë ky ligj i jep një mekanizëm për ta zhvilluar atë pronë”, thekson Rama.

Lidhur me akuzat se ligji favorizon të huajt, kryeministri është kategorik.

“Ligji nuk krijon një kategori të privilegjuar për shtetasit e huaj. Kushti më i rëndësishëm i tij – posedimi faktik shumëvjeçar i tokës – është pikërisht ai që shumica dërrmuese e investitorëve të huaj nuk mund ta plotësojnë. Një investitor i huaj që vjen sot në Shqipëri nuk mund të deklarojë se ka poseduar tokën për dhjetë vjet”, shkruan më tej Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.