Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 27 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 84.72 ▼5.14%
ARI 4,092 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $65,408 ▲ +1.62% ETH $1,954 ▲ +4.24% XRP $1.1126 ▲ +1.34% SOL $76.6200 ▲ +2.86%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 84.72 ▼5.14 % ARI 4,092 ▲0.51 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 84.72 ▼5.14 % ARI 4,092 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023
27 Jul 2026
Breaking
Ekonomia

Panariti: Kastravecët tanë po përdoren në Maqedoni për luftë politike

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në edicionin qëndror të lajmeve në Top Channel, reagoi pas deklaratave të zëvendësministrit të Bujqësisë maqedonas, Lupço Nikolovski, i cili tha se, në tregun e Maqedonisë kanë hyrë nga Shqipëria kastravecë që përmbajnë substanca helmuese.
Panariti theksoi se në Maqedoni po përdoren kastravecët tonë për luftë politike.
“Është ndezur lufta politike atje dhe po përdoren kastravecët e Shqipërisë për këtë luftë. Sipas rezultateve laboratorike në Shkup, nivelet e pesticideve janë 25 herë më të ulta se niveli maksimal i lejuar. Kemi marrëveshje me Maqedoninë që për çdo shqetësim, autoritetet duhen njoftuar paraprakisht dhe jo me masa ekstreme si ndalimi i kamionëve në doganë”, u shpreh Panariti. “Është veprim i nxituar dhe i pajustifikuar. Perimet tona janë super të pastra”, shtoi ministri i Bujqësisë.
Edhe drejtuesja e laboratorit maqedonas që ka bërë analizat, Suzana Kratovalieva tha se, niveli i pesticideve te kastravecët shqiptarë është shumë më i ulët nga sa është i lejuar me ligj.
“Niveli, në të cilin mund të përcaktohet sasia e pjesës së mbetur të pesticideve, është 0,01 miligramë në 1 kg. Në rastin konkret, në mostrat e sjella nga kabineti i zv.ministrit plotësues, Lupço Nikolovski, është gjetur sasi prej 0,02 miligramë në 1 kg mbetje nga substanca aktive metalaksil, kurse niveli maksimal i lejuar, sipas bazës së të dhënave europiane është 0,5 miligramë në 1 kg”, tha Suzana Kratovalieva, drejtore e Laboratorit shtetëror Fitosanitar.
Shqipëria pritet të paraqesë ankesë për shkelje të konventave ndërkombëtare nga ana e Maqedonisë dhe përdorimin e luftës së brendshme politike për luftë tregtare me fqinjët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.