Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria Speciale për rastin e zhdukjes së Ukshin Hotit
Gjyqtarja Donikë Shala e bëri të ditur gjatë seancës ndaj Pantiqit dhe Zharko Zariqit, ku po dëshmon Bekim Blakaj.
I akuzuari për krime lufte, Momir Pantiq, është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale në lidhje me rastin e zhdukjes së veprimtarit shqiptar Ukshin Hoti, siç njofton veritasinfo.
Këtë e bëri të ditur gjyqtarja Donikë Shala gjatë seancës gjyqësore ndaj Pantiqit dhe Zharko Zariqit, ku po dëshmon Bekim Blakaj.
Pantiqi dhe Zariqi akuzohen për krime lufte ndaj të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës, si dhe për vrasjen e civilëve në Istog.
Rasti i Ukshin Hotit lidhet me zhdukjen e tij më 16 maj 1999, pasi ishte liruar nga Burgu i Dubravës. Sipas dëshmive të të burgosurve që i mbijetuan masakrës së Dubravës, Hoti ishte liruar atë ditë dhe më pas ishte zhdukur pa lënë gjurmë.
Hoti, filozof, publicist dhe veprimtar i çështjes kombëtare shqiptare, vazhdon të konsiderohet person i zhdukur.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.