Rajoni

Papa Françesku: Sarajeva është Jeruzalemi i Evropës

Në Sarajevë lartësohen në distanca të shkurtëra nga njëra-tjetra sinagoga, kisha dhe xhami aq sa ky qytet mund të marrë epitetin Jeruzalemi i Evropës, deklaroi sot papa Françesku gjatë një takimi me autoritetet boshnjake.

“Sarajeva përfaqëson një kryqëzim kulturash, kombesh dhe besimesh dhe një rol i tillë kërkon ndërtimin e urave të reja si edhe përkujdesjen dhe restaurimin e atyre ekzistueseve. Unë ju ftoj të vlerësoni atë që na bashkon dhe t’i shihni diferencat si mundësi rritjeje të respektit ndaj të gjithëve”, theksoi ai.

Papa Françesku ndodhet sot për një vizitë disaorëshe në Sarajevë kushtuar nxitjes së pajtimit në Bosnje-Hercegovinë, 20 vjet pas arritjes së marrëveshjeve të paqes që i dhanë fund konfliktit në vend.

Kjo është vizita e dytë e një pape në Sarajevë, pas asaj të vitit 1997 nga papa Gjon Pali II.

Kjo është vizita e tetë jashtë Italisë e papa Françeskut dhe e treta në Evropë, pas vizitave të Tij në Strasburg, në Parlamentin Evropian dhe në Shqipëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button