☁️
Tiranë 19°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,619 ▼1.32%
DOW 52,106 ▼0.45%
NASDAQ 25,620 ▼2.16%
NAFTA 104.18 ▲2.14%
ARI 3,921 ▼2.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,472 ▼ -4.7% ETH $2,245 ▼ -4.35% XRP $1.2485 ▼ -4.24% SOL $94.9900 ▼ -6.74%
S&P 500 7,619 ▼1.32 % DOW 52,106 ▼0.45 % NASDAQ 25,620 ▼2.16 % NAFTA 104.18 ▲2.14 % ARI 3,921 ▼2.74 % S&P 500 7,619 ▼1.32 % DOW 52,106 ▼0.45 % NASDAQ 25,620 ▼2.16 % NAFTA 104.18 ▲2.14 % ARI 3,921 ▼2.74 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Para takimit të Kretës, Bushati mëngjes pune me Komisionerin Hahn

Para nisjes për në Kretë ku do të takohet me homologun grek Kotzias, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati priti në një mëngjes pune Komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit, Johannes Hahn, i cili ështe në Tiranë në kuadër të konferencës së organizuar nga Bashkimi Evropin për “Lirinë e medias në Ballkan”.

Ministri Bushati u shpreh se vizita e Komsionerit vjen në një moment tepër të rëndësishëm për Shqipërinë: pas rekomandimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit në varësi të progresit në zbatimin e reformës së gjyqësorit dhe procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në veçanti, Shqipëria e ka lançuar tashmë procesin e Vettingut. Ministri e informoi Komisionerin edhe mbi hapat konkrete të ndërmarra nga qeveria shqiptare në përmbushje të të gjitha prioriteteve të anëtarësimit dhe konfirmoi vendosmërinë për progres të mëtejshëm. “Këto arritje përbëjnë një bazë solide për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian”, nënvizoi Ministri.

Komisioneri Hahn vlerësoi vazhdimin e progresit të qëndrueshëm të Shqipërisë në zbatimin e prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ai vlerësoi veçanërisht miratimin e reformës në drejtësi, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e progresit në zbatimin e saj, si element kyç për konsolidimin e shtetit ligjor në Shqipëri.

Hahn vlerësoi linjëzimin e politikës së jashtme të Shqipërisë me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Eropian, si dhe rolin pro-aktiv të Shqipërisë për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.