Kronika

Parandjenja e gjyqtares të ekzekutuar nga ish-burri në Tiranë, fjalët e fundit që i tha koleges

Gjyqtarja e Shkodrës, Fildes Hafizi, nënë e dy fëmijëve të mitur përndiqej vazhdimisht nga Fadil Kasemi, edhe pas divorcit të tyre.

Madje kjo e fundit kishte pasur një parandjenjë të keqe pak ditë më parë dhe kishte komunikuar me një kolegen e saj. BalkanWeb raporton, se 39-vjeçarja i kishte rrëfyer koleges se ndjehej e rrezikuar.

“Ndjehem e kërcënuar, ai do më vrasë, e ndjej”,- mësohet të ketë thënë gjyqtarja.

Shkak për dhunën e ushtruar ndaj saj në të kaluarën ka qenë xhelozia, ndërsa së fundmi e ka përndjekur për tu bashkuar, por ka hasur në rezistencën e kësaj të fundit.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button